Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Shqipëria është në një moment historik në rrugën e vet për anëtarësim në Bashkimin Europian

Të reja

Shqipëria është në një moment historik në rrugën e vet për anëtarësim në Bashkimin Europian

17 Oct 2018    

Prononcimi për media i kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla:

Z. Balla, Komisioni i Stabilizim Asociimit miratoi një draft të përbashkët, megjithatë mbledhja kaloi përmes debateve shumë të ashpra. Një saqrim përsa i përket situatës në vetëvete gjatë mbledhjes ku ju u akuzuat dhe u kërkua që të mos ishit pjesë e kësaj mbledhje?

Së pari, 30 sekonda të një fjale të parapërgatitur nga Lulzim Basha dhe të lexuar nga kryetari i Komisionit të Integrimit nuk e prish aspak arsyen pse ishte takimi i 13-të i Komitetit të Stabilizim Asociimit. Në produktin final të këtij komiteti i cili paraprin Këshillin në të cilin ministri Bushati do të marrë pjesë dhe që në fakt është një vijim i një procesi shumë të rëndësishëm e historik për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Unë dua ta them si një prej përfaqësuesve më të vjetër të Shqipërisë në Parlamentin Europian që kurrë më parë në Parlamentin Europian Shqipëria nuk ka pasur më shumë miq sesa ka sot. Kurrë më parë në Parlamentin Europian nuk kemi arritur të marrim një produkt final, një deklaratë e cila fillon në fjalinë e e parë: Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit, Shqipëri-BE kërkon hapjen e negociatave në qershor 2019 në vijim të vendimit të Këshillit Europian të 28 Qershorit.

Pavarësisht kësaj, është shumë e rëndësishme sot, ju ndiqni punimet e Kuvendit, që rekomandimet përfundimtare të takimit flasin për një ndërprerje të bojkotit nga ana e opozitës.

Këtu dua të ricitoj një qëndrim në radhë të parë të Partive Popullore Europiane (PPE), të z. Doll i cili e njeh shumë mirë Shqipërinë dhe që në të njëjtën referencë me Partinë simotër në Maqedoni flet edhe për Partinë Demokratike në Shqipëri, e cila unë vlerësoj që duhet të reflektojë edhe pas deklaratave të këtyre rekomandimeve të ndërpresë bojkotin dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

Ne i kemi besuar opozitës dy institucione që kanë prerje direkte me procesin, që janë Komisioni i Integrimit Europian dhe Këshilli Kombëtar i Integrimit.

Ja kemi besuar jo vetëm sepse është një traditë ndërkombëtare por sepse edhe eksperienca e ngjashme e vendeve që kanë kaluar përmes këtij procesi na kanë bindur që duhet t’ja besojmë opozitës. Por opozita ende nuk dihet ku është dhe ajo shfaqje e turpshme në Parlamentin Europian le të jetë një akt i fundit i sjelljes në vijë të ndryshme i të gjithë politikës shqiptare në Bruksel.

Një prej miqve të Shqipërisë, sikurse është Knut Fleckenstein në përfundim të asaj dite intensive pune solli në vëmendje nga eksperienca e tij e vyer se nuk ka pasur dhe nuk ka një vend tjetër në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian apo në të njëjtën fazë me ne të procesit të integrimit që opozita të shfrytëzojë mikrofonat e Parlamentit Europian për të sharë vendin e vet.

Kemi çfarë kemi duhet t'i diskutojmë këtu. Në Bruksel duhet t’u themi faleminderit atyre që na mbështesin, t’u shpjegojmë sa më mirë atyre që nuk na mbështesin. Duhet të kuptojmë se në një Europë të trazuar ku populizmi çdo ditë e më shumë po merr mbështetje dhe përfaqësim në parlamentet nacionale apo në zgjedhjet e 23-26 majit të vitit të ardhshëm për Parlamentin Europian, duhet të kuptojmë që duhet të kemi të gjithë një mesazh. Shqipëria është në një moment historik në rrugën e vet për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Sjelljet si ajo e kryetarit të Komisionit të Integrimit nuk i bëjnë nder Shqipërisë.

Z. Balla, kur nuk ka dialog nuk është  faji i vetëm njërës palë, përgjithësisht. Çfarë është në gjendje  të bëjë mazhoranca për ta rikthyer opozitën në Parlament? Nuk besoj se kënaqen me paditë që ju bëni një pas një!

Kjo është një çështje tjetër e cila ka të bëjë me detyrimin që ne kemi përkundrejt atyre që na kanë votuar. Për çdo akuzë që hidhet me të padrejtë  ajo duhet verifikuar sepse ka të bëjë me personalitetin dhe imazhin e secilit prej nesh. Por, të kthehemi te pjesa e dialogut.

Dialogu dialogu zhvillohet në institucione. Rekomandimet e takimit të  XIII të Stabilizim Asociimit sikurse edhe Këshilli Europian kërkojnë ndërprerjen e bojkotit nga ana e opozitës. Ndërkohë, brenda suazës institucionale të Kuvendit të Shqipërisë ka plot hapsirë ndërveprimi dhe bashkëpunimi. Unë besoj që kemi rivendosur tashmë komunikimin përsa i përket Kodit Zgjedhor dhe në të njëjtën frymë duhet të diskutojmë edhe për çështjet e tjera të Shqipërisë.

Z. Balla ju flisni që keni rivendosur një komunikim përsa i përket reformës zgjedhore, dy bashkëkryetarët janë ulur kanë gjetur gjuhën e përbashkët, Partia Socialiste mund t'i reflektojë dhe kërkesat e Partisë Demokratike në paketën e reformës?

Duhet ta sqarojmë për të gjithë. Nuk ka një paketë të Partisë Socialiste por ka një paketë në përfunim të punës paraprake të ekspertëve të reformës zgjedhore të cilën ne në komunikim dhe në bashkëpunim edhe me anëtarët e tjerë të Komisionit të Reformës zgjedhore  të kryesuar nga z. Bylykbashi, me punën e shkëlqyer që ka bërë z. Çuçi dhe anëtarët e tjerë,  ta çojmë në përfundim.

Kemi një afat i cili është mes- dhjetori i këtij viti kur duhet ta përmbyllim. Puna e bërë deri tani garanton që asnjëra nga palët të mos ketë problematika të paadresuara sepse puna është zhvilluar vetëm mbi bazën e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Kështu që besoj se kjo është mëse e qartë. Është një detyrim i të gjitha palëve që marrin pjesë në proces zgjedhor dhe që përfaqësohen në Kuvendin e Shqipërisë që ti votojmë ato një orë e më parë.

Faleminderit!

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm