Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Strategjia e opozitës pa vizion dhe program do vetëm të djegë e të shkrumbojë të tashmen!

Të reja

Strategjia e opozitës pa vizion dhe program do vetëm të djegë e të shkrumbojë të tashmen!

15 May 2019    

Deklarata për media e deputetes së Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti:

Ata që paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë në botë, për të goditur ekonominë dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenarë për zullumet që i bëjnë Shqipërisë. 

Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë. 

Në Shqipëri askush nuk beson vërtetësinë e një artikulli ku deshmitarë janë një ish minister i opozitës dhe një gazetar i oborrit të opozitës. 

Fatkeqesisht, prej parave te pista, të ardhura nga vende të huaja (dhe kjo pistë është nën hetim serioz), përfaqësues të opozitës duan thjesht dhe vetëm të botojnë në media ndërkombëtare baltën dhe shpifjen që recitojnë çdo ditë në Shqipëri. 

Kjo është strategjia e opozitës, e cila pa vizion dhe program për të ardhmen do vetëm të djegë e të shkrumbojë të tashmen.

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm