Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Strategjia që përdor Lulzim Basha është e qartë: Sulmo sipërmarrësit për të vjelur taksën e kunatit!

Të reja

Strategjia që përdor Lulzim Basha është e qartë: Sulmo sipërmarrësit për të vjelur taksën e kunatit!

27 Sep 2018    

Deklaratë për media e nënkryetares së Grupit Parlamentar të PS, Elisa Spiropali:

Prej tre ditësh, Lulzim Basha refuzon të përgjigjet për pyetjet e ngritura nga opinioni publik rreth skemës së tij të gjobëvënies.

Kjo heshtje konfirmon atë qe prej kohesh thuhet hapur brenda Partisë Demokratike, se e gjithë opozita është venë në shërbimin personal të familjes së Lulzim Bashës, konkretisht në shërbim të kunatit Erjon Isufi.

Strategjia që Lulzim Basha përdor është e qartë: sulmo sipërmarrësit për të vjelur taksën e kunatit. Kur nevojiten më shumë fonde, Lulzimi i sulmon ne media me emër.

Dje, ju bëmë me dije se si vetëm brenda një viti, kunati ka marrë prej kompanisë “Gener 2” mbi 220 milionë lekë.

Sot, sjellim një rast tjetër.

Gjatë të njëjtës kohë, kunati ka përfituar pothuajse 100 milionë lekë nga tre kompani të zotëruara prej grupit “Kastrati”.

Kjo është vetëm “maja e ajsbergut”, pasi firmat e kunatit përfitojnë prej 10 vitesh një “taksë” të përvitshme prej këtij grupi.

Per kunatin dhe Lulzim Bashen 100 milionë lekë ose 11 milione euro, te arkëtuara deri më tani me “perandorinë” e tij të gjobëvënies mbase janë pak, por sot kreu i opozitës i duhet t’i përgjigjet kësaj pyetje:

Përse kur Shefqet Kastrati paguan me qindra milionë lekë për kunatin, ai është një sipërmarrës i ndershëm, ndërsa kur kryen punë publike, duke hapur vende të reja pune, ai qënka një “oligark” i inkriminuar?

Rasti i Kastratit apo “Gener 2” nuk është i izoluar. Ditë pas dite do t’iu sjellim raste të reja që vërtetojnë atë që në Partinë Demokratike thuhet hapur qysh kur Basha u bë kryetar.

Lulzim Basha nuk e ka hallin as tek njerëzit, as tek opozita, as te clirimi i ekonomise, as te shpetimi i shoqerise, por vetem tek xhepi i tij dhe i kunatit të tij. Prandaj, edhe kjo fushatë e fundit nuk është asgjë më shumë se sa zhvatja e radhës ndaj sipërmarrjes me maske partie.

Synimi i tij është vetëm një, paguaj kunatin, që të ndalojë akuzat në media!

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm