Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Zhvillohet trajnimi i koordinatorëve të Platformës së Bashkëqeverisjes me Qytetarët

Të reja

Zhvillohet trajnimi i koordinatorëve të Platformës së Bashkëqeverisjes me Qytetarët

05 Jan 2018    

 

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla së bashku me Koordinatoren Kombëtare të Platformës për Bashkëqeverisjen Elisa Spiropali zhvilluan sot trajnimin e koordinatorëve të kësaj platforme.

Një platformë e vërtetë, që ka nisur të japë rezultatet e saj të para. Jo më larg sesa sot, ministrja e Drejtësisë shkarkoi disa punonjës të hipotekave pas verifikimit të ankesave të disa qytetarëve në këtë platformë. Kjo tregon seriozitetin dhe rëndësinë që Partia Socialiste, Kryeministri Rama dhe të gjithë përfaqësuesit në qeveri i japin zërit të qytetarëve.

Partia Socialiste e ka theksuar se ky do jetë mandati i Bashkëqeverisjes me Qytetarët dhe po e mban fjalën.

Prioritet në këtë mandat qeverisës është rritja e cilësisë së shërbimit në të gjitha institucionet shtetërore dhe që çdo shqetësim i qytetarëve të trajtohet me seriozitetin maksimal, e të gjendet zgjidhja ligjore.

Kjo platformë do ndihmojë çdo qytetar, që së bashku të ndërtojmë një shërbim civil më eficent dhe më të përgjegjshëm.

Koordinatorja Kombëtare e platformës, Elisau Spiropali u shpreh: "Kjo platformë është një instrument praktik i bashkëqeverisjes me çdo njeri të zakonshëm, që dëshiron të jetë pjesë e përpjekjes për Shqipërinë që duam. Shqipëria që duam është e të gjithëve, të majtë a të djathtë qofshin. Shteti që duam është i qytetarëve, jo i pushtetarëve."

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm