img
8 ditė nga 30 prilli, dita e ēlirimit nga korrupsioni

Postuar më: 22/04/2010

“Rruga e korrupsionit patriotik të Saliut, të Lulit e të Kolit ka kushtuar deri më sot mbi 1 miliard euro, prej të cilave vetëm abuzimi për interes të xhepave të pushtetit shkon në mbi 230 milion euro” ka thënë Taulant Balla në deklaratën për shtyp, ku ka akuzuar Berishën dhe ministrat e tij se me anë të korrupsionit po përvetësojnë paratë e marra borxh për ndërtime si TEC-i i Vlorës dhe tuneli i Kalimashit. Në fund të deklaratës së tij Balla u ka kujtuar se vetëm 8 ditë i ndajnë nga 30 prilli, dita e çlirimit të zgjidhjeve të tyre.


Deklarata e plotë për Shtyp e deputetit të PS, Taulant Balla


Gjatë fushatës zgjedhore Sali Berisha u premtoi shqiptarëve krijimin e 160 000 vendeve të reja të punës, por pasi vodhi zgjedhjet në 28 qershor, Saliu me korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë e tij i vuri shkelmin ekonomisë dhe mirëqenies së shqiptarëve duke shkaktuar humbjen e mbi 100.000 vendeve të punës në më pak se një vit të mandatit të tij të vjedhur.


Vetëm në tre muajt e fundit të 2009, në Shqipërinë e mrekullive ekonomike të Saliut u humbën mbi 70000 vende pune, por askush nga qeveria nuk ka gojë të flasë për këta shqiptarë që janë sot në mes të katër rrugëve.
Rruga e korrupsionit patriotik të Saliut, të Lulit e të Kolit ka kushtuar deri më sot mbi 1 miliard euro, prej të cilave vetëm abuzimi për interes të xhepave të pushtetit shkon në mbi 230 milion euro, por sot as Saliu as Luli e as Koli nuk marrin mundimin t’u tregojnë shqiptarëve përse tuneli i Kalimashit që është shembur më shumë herë se sa është inauguruar nga Saliu, ende nuk është hapur. 


100 milion eurot e marra borxh për ndërtimin e TEC-it të Vlorës, sot na rezultojnë të jenë para të hedhura në plehra, por as Saliu e as ministrat e tij nuk marrin mundimin t’ u shpjegojnë shqiptarëve se kush ishte ajo mendje e ndritur në qeveri që shpenzoi 100 milion dollarë për një investim të tillë pa kryer më parë studimin e fisibilitetit.
Qeveria e Saliut anuloi me kokëfortësi kontratën për ndërtimin e trenit elektrik, dhe sot jo vetëm që treni nuk u ndërtua, por shqiptarët tashmë duhet të paguajnë 20 milion dollarë për të mos e ndërtuar trenin!  
Të gjitha këto para të marra borxh me interesa të larta e të çuara dëm, nuk do t’ i paguajë Saliu, por shqiptarët e thjeshtë të cilët në 1 janar morën si dhuratë nga qeveria jo vetëm rritjen e cmimeve të energjisë, ujit, ushqimeve e shërbimeve, e papunësisë, por dhe një borxh prej mbi 2000 eurosh për cdo shqiptar për të paguar për korrupsionin dhe paaftësinë e këtij pushteti të vjedhur.
Shqipëria duhet të çlirohet nga ky sistem korrupsioni që sot vjedh gjithçka dhe në fund vjedh edhe votat për të mbajtur pushtetin me forcë.
Edhe 8 ditë na ndajnë nga 30 prilli, dita kulmore e protestave, dita e çlirimit të zgjidhjeve për shqiptarët.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy