img
Atentati nė Vlorė, Berisha hiq dorė nga gjuha e dhunės

Postuar më: 07/02/2010

Këshilltari i Partisë Socialiste në Bashkinë e Vlorës, Morand Hoxha, ka shpëtuar mbrëmë për fat nga një atentat që synonte t’i merrte jetën. Me anë të një deklarate për shtyp, Partia Socialiste, përmes Deputetes së Qarkut Vlorë, Luiza Xhuvani, ka reaguar, duke e quajtur atentatin ndaj Këshilltarit, si një tjetër provë e krizës së rëndë politike që po kalon Shqipëria. 
Më poshtë deklarata e deputetes  së qarkut Vlorë, Luiza Xhuvani:

Mbrëmë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Këshilltari i Partisë Socialiste në Bashkinë e Vlorës, ka shpëtuar për fat nga një atentat që synonte t’i merrte jetën.
Ngjarja e mbrëmshme është një tjetër provë e krizës së rëndë politike që po kalon Shqipëria. Është një tregues i shkallës së lartë të konfliktualitetit politik, që shpeshherë, fatkeqësisht, përshkallzohet edhe në akte të tilla dhune fizike, që rrezikojnë të marrin jetë njerëzish.
Si deputete e qarkut të Vlorës, por mbi të gjitha si nënë, i bëj thirrje Sali Berishës, të heqë dorë nga politika e përplasjes, nga politika e konfliktit. Të heqë dorë nga gjuha e urrejtjes, nga fjalori që nxit kundërvënie dhe që për pasojë, rezulton edhe në ngjarje të tilla, si ajo e mbrëmshmja, kur Morand Hoxha, fatmirësisht shpëtoi gjallë, por që në qytetin e Vlorës dhe në të gjithë Shqipërinë la një shije të hidhur dhe përforcoi edhe më shumë ndjenjën e frikës dhe pasigurisë.
Është e pafalshme për këtë qeveri, që ngjarje si ajo e mbrëmshmja, kanë filluar të bëhen gjithmonë e më të shpeshta, duke pushtuar gjithëmonë e më shumë ekranet e familjeve shqiptare.
Por ajo cka është edhe më e rëndë, është fakti se këto ngjarje, shpeshherë fatale, që prekin qytetarë të thjeshtë por edhe përfaqsues të opozitës, mbeten të pazbardhura dhe autorët e këtyre krimeve mbeten të padënuar, të lirë për të vazhduar aktivitetin e tyre kriminal.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

Qėllimisht partia nuk ėshtė as kryefjala dhe as fjalėkyēi i kėtij teksti tė hapur, por vetėm njė pjesė e rėndėsishme e tij. Sepse ne besojmė qė vizioni ynė europian nuk ėshtė i yni...
PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy