img
Ayala: Berisha s'ka vullnet pėr kompromis

Postuar më: 22/06/2010


Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste Luis Ayala duke folur për mediat shqiptare ka shprehur keqardhjen për mungesën vullnetit të kompromisit që vërehet nga ana e qeverisë së kryeministrit Berisha. Ayala e cilëson qëndrimin e liderit të opozitës Edi Rama si shumë të përgjegjshëm dhe të matur, pasi ka pranuar kompromisin.

 

 

Më poshtë lexoni të plotë prononcimin për mediat të Sekretarit të Përgjithshëm të Internacionales Socialiste Luis Ayala:

“Jemi mjaft të kënaqur që Edi Rama i është bashkuar diskutimeve të Këshillit të Internacionales Socialiste në selinë e Kombeve të Bashkuara këtu në Nju Jork. Çështja e Shqipërisë është një nga çështjet kryesore në axhendën e Internacionales Socialiste që nga takimi ynë në Tiranë, në mbledhjen e Komisionit për Europën Juglindore para disa javësh, që diskutoi për zhvillimet në Shqipëri.

Unë do të thoja që ne ndërkombëtarët në momentin aktual shprehim keqardhjen për mungesën vullnetit të kompromisit që vërehet nga ana e qeverisë së kryeministrit Berisha.

Nga ana tjetër ne jemi shumë krenarë nga qëndrimi shumë i përgjegjshëm, nga maturia e liderit të opozitës Edi Rama, i cili ndërkohë ka pranuar këtë kompromis.

Ne ndërkombëtarët kishim pritshmëri kur ishim atje në Tiranë për zgjidhjen e këtij kompromisi, që nisma e parlamentit europian e dy kryetarëve do të sillte rezultat.


Por për këtë kërkohet një angazhim real për të gjetur zgjidhjet për Shqipërinë. Unë mendoj se Shqipëria ka nevojë për një qeverisje demokratike, me institucione politike të forta për të përballuar sfidat e Europës. Për të përballuar mundësitë që janë hapur për Shqipërinë, për popullin e shqiptar që shpreson dhe ka ëndrra për të ardhmen, në momente të cilat nuk janë të lehta për komunitetin ndërkombëtar si pasojë e krizës financiare.

Ne e ndjejmë fuqishëm që miqtë tanë të PS kanë atë platformë për të ndërtuar ekzaktësisht të ardhmen që ëndërrojnë shqiptarët. Nesër do të dëgjojmë fjalën e Edi Ramës në mbledhjen e Këshillit ku janë qindra e qindra delegatë nga shumë parti e gjithë bota për të mbështetur qëndrimin e tij  për këtë kompromis për të siguruar një qeverisje efikase që i duhet Shqipërisë.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy