img
Balla: Raporti, Shqipėria nė situatė kaotike tė pronės pėr shkak tė interesave tė Familjes

Postuar më: 05/11/2009

Vështirë të ketë sot qytetarë shqiptarë, të majtë apo të djathtë, që të mos jenë skandalizuar nga oreksi i papërballueshëm i familjes në pushtet për të zaptuar në mënyrë abuzive pronat e shqiptarëve.

Nga Kakomeja në Jalë, nga Porto Romano në Gjirin e Lalzit, nga Orikumi në Borsh e në qendrën e Tiranës, duket se është bërë e pamundur që të kalojë qoftë dhe një ditë pa nxjerr në shesh një tjetër skandal e një tjetër abuzim që, jo rastësisht, kanë gjithnjë si emërues të përbashkët ministrat, djemtë dhe vajzat, dhëndurët e sekserët, e familjes që drejton sot vendin.

Partia Socialiste është shumë e shqetësuar nga kjo situatë ku interesat e familjes dhe klikës së lidhur më të, vihen mbi ligjin, mbi shtetin e mbi interesin publik. Sot parlamenti kalon ligje të posaçme për pronat në interes të Familjes. Sot policia e shtetit rreh dhe ushtron dhunë barbare ndaj banorëve që kërkojnë të drejtën e tyre në Orikum, apo ndërhyn në mënyrë abuzive e duke shkelur ligjin, kundër pushtetit vendor.

Gjithcka rendita më sipër është prova më e qartë se tashmë qeveria është një bandë plackitëse, ndërsa shteti është kthyer në një han pa porta, në një marionetë fijet e së cilës vihen në lëvizje nga interesa shumë të ngushta e abuzive të cilat në çdo rast të çojnë vetëm në një adresë: tek Sali Berisha dhe banda e tij.

Partia Socialiste denoncon po ashtu situatën kaotike që mbizotëron në lidhje me ligjin për pronat. Prej kohësh ne kemi ngritur shqetësimin, të cilin e theksojmë sot më fortë se kurrë, se kjo situatë nuk është aspak e rastësishme, nuk është aspak produkt i paaftësisë së kësaj qeverie, sado olimpike qoftë paaftësia e saj.

Përkundrazi.

Nuk ka më asnjë dyshim se kaosi që rrethon çështjen e pronave është pjesë e një projekti të mbrapshtë e të mirëmenduar që i lejon familjes në pushtet dhe aventurierëve e sekserëve të saj të përfitojnë në mënyrë abuzive. Është pikërisht ky kaos që i lejon sekserëve të familjës Berisha të përfitojnë toka në Orikum, Lalz e gjetkë, ndërsa qytetarët e thjeshtë duhet të ruajnë pronat se mos ia merr Saliu. Situata kaotike e cështjes së pronave në Shqipëri reflektohet edhe në raportin e Lirisë Ekonomike Botërore të vitit 2009, sipas të cilit lidhur me “Sistemin Ligjor dhe Të Drejtën e Pronës” Shqipëria renditet vlerësohet shumë vende poshtë Iranit apo në të njëjtin nivel me vende të padëgjuara si Trinidad Tobago.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy