img
Balla: Vendimet e gjykatave, Berisha nuk i respekton. Nuk dėshmoi nė gjyqin Hajdari

Postuar më: 25/11/2009

Sali Berisha kryeministri i fundit komunist në Europë po mban peng zhvillimin e demokracisë në Shqipëri dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
 
Sali Berisha po saboton me qëllim të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe është fajtori direkt i dështimit në përmbushjen e kushteve për liberalizimin e vizave.
 
Sali Berisha nuk mund të ketë si alibi të marrjes peng të kutive të votimit të 28 qershorit asnjë vendim gjykate, sepse nuk ka një vendim gjykate që bllokon hapjen e kutive nga komisionet hetimore të Kuvendit.
 
Shqipëria nuk është Republika e Saliut, por republika parlamentare e qytetarëve të lirë, ku duhet të garantohet e drejta e votës ashtu sikurse duhet të hetohen hajdutët e votave.
 
Nuk mund të thotë se ka një vendim gjykate, njeriu që për 18 vjet me radhë nuk ka respektuar qoftë edhe një vendim të vetëm apo urdhër përkundrejt tij nga gjykatat shqiptare.
 
Nuk mund të thotë se ka një vendim gjykate Sali Berisha, kryeministri i fundit komunist në Europë, që në katër vitet e fundit e dhunoi 16 herë Kushtetutën dhe nuk zbatoi asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese.
 
Sali Berisha do të mbahet mend si i vetmi dëshmitar apo edhe i akuzuar për lloj-lloj shpifjesh që nuk iu përgjigj asnjëherë fletëthirrjeve të gjykatave Shqiptare, përfshirë këtu edhe një ndër gjyqet më të rëndësishme sikur gjyqi për vrasjen e Azem Hajdarit.
 
Sali Berisha do të mbahet mend për kërkesat e tij të papërgjegjshme në korrik të vitit 2002 për ndryshimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me vendime të Komisionit të Ligjeve.
 
Kam këtu disa urdhra të Sali Berishës dhe të vartësve të vet që urdhërojnë Zyrën Përmbarimore të mos zbatojë vendimet e gjykatës. Ky është shteti i Sali Berishës, ku kryeministri urdhëron mos zbatimin e vendimeve të gjykatës.
 
Kryeministri i fundit komunist në Europë, ka edhe shtatë ditë kohë për t’iu përgjigjur apelit tonë dhe të qytetarëve shqiptarë për hapjen e kutive, në të kundërt do të ikë bashkë me kutitë.
 
Nuk mund të festojë rrëzimin e murit të Berlinit në Shqipëri, ky sekretar partie i pandreqshëm, që në 8 dhjetorin e 19 viteve më parë, mbante në xhep teserën dhe paguante rregullisht kuotat e Partisë së Punës.
 
Nuk mund të festojë 8 dhjetorin 1990, njeriu që në atë ditë historike irritoi studentët, kur bëri thirrje për të falënderuar shokun Ramiz. 
 
Nuk mund të keqpërdorë vendimet e gjykatave në demokraci, njeriu që për herë të fundit i është përgjigjur fletëthirrjes së gjykatës në diktaturë, në vjeshtë të vitit 1975, si dëshmitar kundër Hysen Sheshorit i akuzuar për veprimtari kundër partisë dhe ku dëshmitari Sali Berisha ka kërkuar dënimin me vdekje të të akuzuarit.
 
Sali Berisha ka vetëm shtatë ditë kohë, për të hapur kutitë, ose do të ikësh bashkë me kutitë.
 
 


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy