img
Barbarizėm i jetės parlamentare. PS garanton ndryshim

Postuar më: 30/01/2012

Kryetari Edi Rama ka reaguar në lidhje me nisjen nga puna të Komisionit Hetimor për shkarkimin e zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Lideri i opozitës e ka cilësuar ngritjen e këtij komisioni si tregues të vazhdimit të barbarizmit të jetës parlamentare e demokratike nga ky pushtet.

“Komisioni ‘Spahiu’ vazhdë e barbarizmit të jetës parlamentare. Pushteti po provon përditë nevojën alarmante për ndryshim. PS e garanton ndryshimin”, shkroi Rama në faqen e tij zyrtare në Twitter.

Partia Socialiste që prej seancës së datës 26 janar ka bërë të ditur në Kuvend se nuk ka ndërmend të bëhet pjesë e luftës brenda llojit të palës tjetër. Duke folur në Kuvend Sekretari i Koordinimit Xhafaj u shpreh: “Komisioni dëshmon dhe njëherë përdorimin e parlamentit si një kamzhik politik, dëshmon shpërdorimin e tij si një element në funksion të interesave partiake dhe më në thelb akoma, shpërdorimin e tij në emër të interesave të një klani të ngushtë politik që kontroll pushtetin.”

Ashtu siç ishin deklaruar deputetët e Partisë Socialiste sot nuk u bënë pjesë e këtij komisioni.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy