Postuar më: 15/12/2009
Ajo çka kemi paralajmëruar prej muajsh po ndodh sot.
Çmimi i energjisë po rritet duke thelluar krizën ekonomike për çdo familje dhe biznes në Shqipëri. Por, ajo që është më e rëndë është se qeveria shqiptare jo vetëm ishte në dijeni të shtrenjtimit të çmimit të energjisë, por ishte dhe autore e këtij vendimi. Ndryshe nga sa pretendon qeveria, vendimi për rritjen e çmimit të energjisë është marrë kohë më parë se të përfundonte procesi i privatizimit të OSSH. Madje ky vendim gjendet edhe në anekset e kontratës mes palës shqiptare dhe ÇEZ. Në këtë kontratë Sali Berisha ka vendosur se çmimi i energjise do të rritet me dy shifra çdo vit deri në vitin 2014
Sali Berisha me paturpësinë e saj na ka gënjyer e mashtruar të gjithëve.
Turpi më i madh për këtë qeveri qëndron në faktin se përballë kërkesës për transparencë të popullit shqiptar dhe opozitës, ministrat e Sali Berishës heshtën duke u justifikuar se rritjen e çmimit e vendos Enti Rregullator i Energjisë.
E vërteta mbi implikimin famëkeq të qeverisë me rritjen e çmimit dhe thellimin e krizës u zbulua dje botërisht nga OSSH.
Sot shqiptarët do të përballen me një tjetër shtrenjtim të kostove të jetesës. Një tjetër faturë e shtrenjtë për çdo shqiptar , dhuratë nga Sali Berisha për vitin e ri. Këto janë pasojat e një qeverie që nuk përfaqëson vullnetin e shumicës dhe që mashtron.







