img
Beqja: Ushqimet shtrenjtohen, INSTAT fsheh tė vėrtetėn pėr t’i shėrbyer Berishės

Postuar më: 10/12/2009

Instituti i Statistikave publikoi indeksin e rritjes së çmimeve të konsumit për muajin nëntor 2009.

Në nëntor çmimet janë rritur më shumë se në sejcilin prej muajve të vitit 2009.

Në nëntor, sipas INSTAT çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur me 5.6 %. Ka 6 muaj rresht që ushqimet rriten me më shumë se 5 %.

Shtrenjtimi i ushqimeve e ka bërë të papërballueshme jetesën për familjet e varfëra, për familjet në ndihmë ekonomike, për familjet e pensionistëve, për familjet e të papunëve. Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare shpenzojnë të gjitha të ardhurat mujore për ushqim dhe jetesë bazë.

Në nëntor këto familje u bënë personazhe të Migjenit sepse me shtrenjtimin 19 % frutat janë bërë me të vërtetë “mollë e ndalueme”.

Ministri i gripit të derrit i këshillon shqiptarët të konsumojnë më shumë perime, por në nëntor perimet e u shtrenjtuan me 33 %.

Gënjeshtra është bërë tipar dallues për këtë qeveri. Instituti i Statistikave, i kthyer në një vegël në shërbim të qeverisë, fsheh qëllimisht të vërtetën për shtrenjtimin e shërbimeve spitalore.

Në nëntor 2009, ashtu siç është bërë e njohur botërisht, tarifat e shërbimeve spitalore janë 4 fishuar për 800 mijë shqiptarë në moshë pune të pasiguruar. Këtë të vërtetë të hidhur INSTAT ia fsheh qëllimisht shqiptarëve dhe nuk e llogarit për të nxjerrë një inflacion sa më të ulët. Ky institucion, pra INSTAT është bërë i pabesueshëm, ashtu si e gjithë qeveria e qeverisja e këtij vendi. Shqiptarët nuk pranojnë të qeverisen kështu, ndaj nuk e votuan Berishën. Sali Berisha dhe mazhoranca ilegjitime nuk mund të vazhdojnë gjatë të fshehë të vërtetën që ndodhet në kutitë e votimit.
 


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy