img
Berat, Rama: Tė hetojmė edhe “Ruzhdiet” e tjera

Postuar më: 04/03/2010

Kryetari i Partisë Socialiste ka zhvilluar mbrëmë një takim me gazetarë të qytetit të Beratit, të cilin e ka cilësuar si një pjesë të rëndësishme të sqarimit publik të qëndrimeve dhe lëvizjeve politike të Partisë Socialiste.
Edi Rama është ndalur gjerësisht në çështjen e transparencës për zgjedhjet e 28 qershorit:

“Duam të bëjmë transparencë përmes një hetimi parlamentar me të drejtën që kushtetuta i jep çdo pakice për të hetuar se si funksionojnë ligjet e parlamentit. Ne kemi të drejtë të hetojmë se si janë zbatuar ligjet në procesin zgjedhor duke kërkuar të dimë se si ka vepruar administrata zgjedhore. Duam të hetojmë se si shteti është vënë në shërbim të pushtetit.”

Edi Rama gjatë përgjigjeve të tij kundrejt pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në panel, ka sqaruar pse cdo faturë tashmë vjen duke iu rënduar qytetarëve dhe se cfarë lidhje ka sjellja arrogante e pushtetit me manipulimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, ku fenomen përfaqësues është kutia e Ruzhdies.
Kryetari Rama është ndalur edhe tek kriza ekonomike por edhe tek faturat e energjisë të cilat kanë sjellë një revoltë qytetare për mbifaturim apo për çmimin e papërballueshëm:

“Një qeveri që varet nga vota e njerëzve, ju shërben njerëzve me përkushtim maksimal, sepse ju duhet votat e tyre. Një qeveri që nuk varet nga vota e njerëzve, por varet nga fuqia e shtetit të bërë njësh me pushtetin, dhe nga kapaciteti deformues i rezultatit, përmes mekanizimit të korrupsionit që siç e keni parë ka nxjerrë kokën në rastin e Ruzhdies, por kur ta shikoni të plotë atë rast, do t’ju rrëqethet mishi nga kjo e vërtetë e tmerrshme që gjendet, jo vetëm në kutitë e Ruzhdies, por në shumë kuti. Kjo është e gjitha, është e thjeshtë.
Nëqoftëse edhe pas rastit flagrant të Ruzhdies, që lidhet jo me transparencën e bërë nga Parlamenti, por me një hetim të nisur për arsye krejt të tjera, që s’kanë të bëjnë fare me kutinë, pushteti do të vazhdoj të bëj veshin shurdh karshi të drejtës, jo kërkesës sonë, atëherë ne do të kërkojmë largimin e këtij pushteti. Kjo është e qartë. Pa asnjë dyshim, do të kërkojmë largimin e këtij pushteti dhe mundësinë e re për popullin që të vendos përmes zgjedhjeve se kush do ta qeverisë. Kjo nuk diskutohet. Ne nuk mund të pranojmë që kjo histori të kthehet në një nga shumë e shumë historitë e tjera dhe të mbetet e pazgjidhur dhe të shkojmë prapë në zgjedhje dhe të përsëritet historia sikur asgjë s’ka ndodhur. Sepse nga ajo që ka ndodhur në 28 qershor, sot Shqipërisë po i ndodh, ajo që nuk duhet të ndodhte; Rënia e përditshme drejt humnerës së një krize ekonomike e cila po del nga kontrolli pavarësisht se çfarë thotë qeveria, pavarësisht se çfarë thonë zërat që propagandojnë të kundërtën e kësaj që unë po them. Ashtu si kundër janë manipuluar shifrat e rezultatit të zgjedhjeve, për shkak të deformimit të të gjithë procesit, ashtu manipulohen përditë të dhënat e ekonomisë shqiptare, ashtu gënjehen përditë populli shqiptar me shifra të rreme. Ndërkohë që, realiteti i ekonomisë shqiptare është dramatik. Sot faturën e grabitjes së zgjedhjeve shqiptarët po e paguajnë drejtpërdrejtë nga xhepi i tyre në faturën e energjisë, e cila ju të gjithë jeni dëshmitarë, siç janë dëshmitarë të gjithë familjarët e këtij vendi, ka ardhur me çmimin e ri të janarit përfshirë edhe ditë të dhjetorit. Një gjë e patolerueshme, një çmim i papërballueshëm dhe një faturë edhe më e lartë se sa vetë çmimi i rritur, sepse janë faturuar ditë të dhjetorit në faturë. Pse? Për arsye se arka e shtetit është bosh. Dhe se ky pushtet nuk mund dot të përballojë të gjitha detyrimet që ka dhe të gjitha ato që lidhen me kontratat e nënshkruara më parë.
Aty në kuti fillon i gjithë shtrembërimi që i ndodh gjithë procesit të marrëdhënies së qytetarit me shtetin dhe me pushtetin. Aty në kuti, te ajo kutia për të shpërblyer kriminelë të cilët bëjnë atë që kanë bërë në Ruzhdie, se po të kishim një Ruzhdie, do bënim si do bënim. Po ka kudo Ruzhdie, në çdo qark. Dhe ata kriminelë për ato shërbime kriminale që i bëjnë pushtetit, çmohen dhe vlerësohen me gjithfarë favoresh që i paguajnë të tjerët. Nuk i paguajnë pushtetarët nga xhepi i tyre. I paguajnë qytetarët nga taksat e tyre dhe kështu degradon e gjithë qeverisja, që në vend që të jetë në shërbim të të mirës publike, është në shërbim të interesave të njërit, të tjetrit dhe me radhë.”

Gjatë këtij forumi të zhvilluar me temë ”Shqipëria, Arsyet e krizës” Kryetari i PS ka sqaruar edhe një herë përse opozita ka të drejtë të hapë kutitë dhe të zhvillojë një hetim konform ligjit dhe çfarë kërkon forca që ai drejton të arrijë përmes këtij hetimi të kutive dhe gjithë materialit zgjedhor:

“Ndërkohë ne jemi në këtë betejë, jo për të ndryshuar rezultatin, që nuk mund të ndryshojë, sepse nuk ka një tjetër shkallë gjykimi ku ne të ankohemi, por jemi në këtë betejë për të mos lejuar që kjo eksperiencë e tmerrshme të përsëritet në zgjedhjet e ardhshme dhe për të mos lejuar më që shqiptarët të votojnë ndryshe dhe rezultati nga procesi i administrimit të votës së tyre të dali ndryshe. Duam të bëjmë transparencë përmes një hetimi parlamentar me të drejtën që Kushtetuta i jep çdo pakice në Parlament për të hetuar mënyrën se si funksionojnë ligjet e Parlamentit. Kontrolli parlamentar që ushtrohet nëpërmjet komisioneve hetimore parlamentare, lidhet me zbatimin e legjislacionit. Dhe, ne kemi të drejtë të hetojmë se si janë zbatuar ligjet në procesin zgjedhor, duke kërkuar të dimë se si ka vepruar administrata e zgjedhjeve nga komisioneri në fshatin më të largët te Kryetari i KQZ-së, përmes nxjerrjes në pah të të gjitha fakteve dhe dëshmive të mundshme. Jo vetëm kaq, por edhe më shumë se kaq, se si shteti është vënë në shërbim të pushtetit. Hetimi ynë nuk ka të bëjë me revizionimin e rezultatit apo me revizionimin e raportit të OSBE-ODIHR. Hetimi ynë ka të bëjë me nevojën për një reformim rrënjësor të procesit të administrimit të zgjedhjeve në Shqipëri, në mënyrë që nesër të mos ketë më komisionerë që të guxojnë të keqpërdorin mandatin e tyre duke mbushur kutitë me vota që nuk janë votat e qytetarëve, por janë thjeshtë produkt i korrupsionit në komisione.”


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy