img
Berisha gėnjen edhe pėr raportet e KE

Postuar më: 21/06/2010

Në një deklaratë për mediat deputeti i PS-së, Ilir Beqja tha se Berisha vazhdon të gënjejë për situatën ekonomike të vendit. “Berisha gënjeu për borxhin publik, gënjeu për numrin e njerëzve që përfitojnë nga rritja e pagave dhe pensioneve, gënjeu për pagën mesatare prej 500 dollarësh, gënjeu për përgjegjësinë e rritjes së taksave të reklamës”, theksoi Beqja. Edhe deklarata e kryeministrit se vendi ynë është në 10 vendet e para për rritje ekonomike në Europë nuk është e vërtetë. Sipas Beqes, kryeministri, “gënjeu në mënyrë të përsëritur edhe për raportin e Drejtorisë e Përgjithshme për Çështje Ekonomike dhe Financiare të Komisionit Europian".
 

 

Më poshtë deklarata e plotë e deputetit Ilir Beqja:

Edhe sot, Sali Berisha, nën panikun e krizës politike në të cilën është vendi si pasojë e mungesës së transparencës së krimit elektoral të 28 qershorit 2009, vazhdoi të gënjejë për situatën ekonomike të Shqipërisë.

Sali Berisha ka hyrë në garë me gënjeshtrën.

Gënjeu për borxhin publik.

Gënjeu për numrin e njerëzve që përfitojnë nga rritja e pagave dhe pensioneve.

Gënjeu për pagën mesatare prej 500 dollarësh.

Gënjeu për përgjegjësinë e rritjes së taksave të reklamës.

Gënjeu në mënyrë të përsëritur edhe për raportin e Drejtorisë e Përgjithshme për Çështje Ekonomike dhe Financiare të Komisionit Europian. Në atë raport nuk ka asgjë nga çfarë thotë Sali Berisha. Nuk thuhet asnjë fjalë se Shqipëria është ndër 10 më të mirët në Europë.

Së fundmi, edhe industria e sigurimeve është në krizë. Më pak mallra janë siguruar, më pak mjete sigurohen për transportin ndërkombëtar.

Klima e biznesit vazhdon të përkeqësohet. Çdo biznes që nuk i përket familjes politike e biologjike të Sali Berishës gjobitet e kërcënohet me mbyllje.

Ministria e Financave raporton se në dy vitet e fundit gjobat janë rritur 2 – 3 herë.

Taksa e ryshfetit është rritur 220 % që nga viti 2005.

6 ligjet tatimore bazë janë ndryshuar 54 herë në nga dhjetori 2005.

Gënjeshtrat e kryeministrit, ministrit të financave apo guvernatorit nuk mund të jenë shkopi magjik që zgjidh krizën ekonomike.

Këto gënjeshtra janë të rrezikshme për ekonominë shqiptare, për sipërmarrësit shqiptarë, për buxhetet e familjeve shqiptare.

























Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy