img
Berisha injoron shtetin e sė drejtės

Postuar më: 06/02/2010

Një tjetër shuplakë i ka ardhur mazhorancës së drejtuar nga Berisha për nisma ligjore antikushtetuese. Në një deklaratë për mediat nisur nga rrëzimi i tretë brenda një jave që Gjykata Kushtetuese i bëri Sali Berishës dhe mazhorancës së tij deputetja Vasilika Hysi u shpreh se injorimi që i bëhet shtetit të së drejtës nuk është rastësi. Hysi tha se Berisha sërish tenton të ketë në dorë të gjithë institucionet e pavaruara të vendit.

Më poshtë deklarata e deputetes së PS, Vasilika Hysi:

Dje, Gjykata Kushtetuese e RSH (GjK), shpalli si antikushtetues pjesë të ligjit “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertëve kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar”. Kjo është një tjetër “shuplakë” që GjK i jep përpjekjeve të mazhorancës për të miratuar ligje që bien ndesh me Kushtetutën dhe që kërkojnë të vendosin rregulla juridike me ligje që votohen me shumicë të thjeshtë.
Tanimë, është rast i përsëritur, injorimi haptas që mazhoranca i bën parimeve e kushtetueshmërisë së shtetit në procedurën formale të miratimit të ligjeve, por edhe në përmbajtjen e tyre: si në ligjin për lustracionin apo në marrëveshjen për përcaktimin e kufirit detar me Greqinë.
Injorimi që i bëhet Kushtetutës, ndarjes dhe balancimit të pushteteve, respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut nuk janë rastësi, por mënyrë e qeverisjes dhe shprehje e prirjeve teje të theksuara për të injoruar  çdo pushtet tjetër dhe për të përqëndruar të gjitha pushtetet në dorën e pushtetit ekzekutiv. Këtë përfundim e vërteton më së miri, nismat e tjera ligjore të hedhura në tregun mediatik, para se të bëhen pjesë e nismave të institucioneve të interesuara dhe debateve me ekspertë dhe institucionet përkatëse.
Përpjekjet për të ndryshuar ligje të rëndësishme si: ligjin për Shërbimin Informativ Kombëtar, ligjin “Për policinë gjyqësore”, miratimi i ligjit për parandalimin e krimit të organizuar mes goditjes së pasurisë etj. trumbetohen si nisma që synojnë të luftojën krimin e organizuar, të rrisin efektivitetin e institucioneve të ngarkuara me ligj për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar, por në fakt, janë nisma në vazhdën e dëshirave të shfrenuara për të cënuar kushtetutën, pavarësinë e institucioneve dhe parimet e vendosura në kodet e miratuara me votim të cilësuar.
Në një kohë, kur opozita, në respekt të Kushtetutës, të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të pavarësisë së gjykatave, rezolutës së Asamblesë Kombëtare të Këshillit të Europës kërkon hetim parlamentar dhe hapjen e kutive për të hetuar, mazhoranca betohet dhe përbetohet për respektim të Kushtetutës, të vendimeve Gjykatës Kushtetuese, dhe nga ana tjetër, i injoron totalisht ato dhe nuk kursen një lum fyerjesh dhe shpifjesh  për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, sa herë që këta të fundit vendosin në emër të Kushtetutës.
1.    Ne i bëjmë thirrje mazhorancës që të heqë dorë nga nisma ligjore që bien ndesh me Kushtetutën dhe procesin  formal dhe substancial të bërjes së ligjeve.
2.    Ne i bëjmë thirrje mazhorancës dhe Kryeministrit Berisha që para se të ndërmarrë nisma ligjore të rëndësishme, të konsultohet me institucionet që zbatojnë ligjet dhe në analizat objektive të efektivitetit të tyre, dhe jo në dëshirat për të kontrolluar dhe marrë në një dorë të gjitha pushtetet.
3.    Ne i bëjmë thirrje mazhorancës që direktivat e BE-së të mos i keqpërdorë dhe keqinterpretojë sa herë që merren nisma për ligje që synojnë marrjen e pushteteve në një dorë.
4.    Me qëllim që reforma ligjore që kërkojnë votim të cilësuar të kryhen, Berisha dhe mazhoranca të pranojë hetimin parlamentar sic e thekson dhe Rezoluta e  Këshillit të Europës,duke filluar me hapjen e kutive për të bërë transparencë. Transparencë që Partia Socialiste do ta bëjë me ose pa Sali Berishën.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

Qėllimisht partia nuk ėshtė as kryefjala dhe as fjalėkyēi i kėtij teksti tė hapur, por vetėm njė pjesė e rėndėsishme e tij. Sepse ne besojmė qė vizioni ynė europian nuk ėshtė i yni...
PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy