img
Berisha kampion i korrupsionit familjar

Postuar më: 03/03/2010

Pas publikimit të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka reaguar Partia Socialiste, me anë të deputetit Saimir Tahiri.  

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2009, në vendin tonë “Korrupsioni mbetet një problem madhor”, ndërkohë që Tahiri u shpreh se mungesa e pavarësisë së gjyqësorit nga ndërhyrjet e ekzekutivit, si dhe imuniteti i qeveritarëve, janë faktorët kryesorë për kalitjen e kulturës së pandëshkueshmërisë
.

 

Më poshtë, lexoni të plotë deklaratën e Deputetit, Saimir Tahiri:


Dy ditë më parë u publikua raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, gjetjet e të cilit për situatën në Shqipëri, u errësuan nga krizat e shumëfishta që maxhoranca ka sajuar në kurriz të shqiptarëve.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2009, në vendin tonë “Korrupsioni mbetet një problem madhor”, dhe një konstatim i tillë nuk është i pari, por i shumti në radhën e vlerësimeve negative që qeveria e Kryeministrit Berisha merr nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë.
Mungesa e pavarësisë së gjyqësorit nga ndërhyrjet e ekzekutivit, mungesa e transparencës, paqartësia e procedurave ligjore si dhe imuniteti i qeveritarëve, janë faktorët kryesorë për kalitjen e kulturës së pandëshkueshmërisë, që sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, shënohet me “raste që nuk zgjidhen kurrë”.
 “Hetimet për korrupsion pengohen nga imuniteti që gëzojnë zyrtarë të lartë të qeverisë”. Tashmë këtë nuk e thotë vetëm Partia Socialiste, por e thotë edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, edhe Bashkimi Evropian, edhe Këshilli i Europës edhe Transparency International, dhe çdo partner tjetër ndërkombëtar që vlerëson Shqipërinë për çështje të korrupsionit.
 
Pra, e thënë ndryshe, një kryeministër si ky që kemi, kampion për korrupsion familjar e qeveritar, ka arritur me sukses ta kthejë Shqipërinë, për turpin e të gjithëve, në kampion të korrupsionit, duke lënë pas të gjithë vendet e Evropës dhe shumicën e botës së qytetëruar.
I kujtojmë Kryeministrit Berisha se ne dhe shqiptarët nuk kemi harruar tragjedinë e Gërdecit, nuk kemi harruar korrupsionin patriotik me rrugën Durrës Kukës, nuk kemi harruar shembjen e Tunelit të Thirrës, nuk kemi harruar përmbytjen në Shkodër e Lezhë, dhe mbi të gjitha, nuk kemi harruar as ata që vetë Sali Berisha i mban të fshehur nën sqetullën familjare apo politike të imunitetit parlamentar.
Është e sigurt se këto nuk do jenë në asnjë mënyrë “raste që nuk zgjidhen kurrë”, por shumë shpejt do jenë raste para drejtësisë për zgjidhje përfundimtare.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy