img
Berisha po mban peng zgjidhjen

Postuar më: 16/05/2010

Pas vizitës tek grevistët e shtruar në spitalin infektiv, Rama ka deklaruar se "Gjendja e grevistëve po rëndohet dhe çdo orë që kalon është një përgjegjësi e rritur mbi supet e këtij pushteti që kokëfortësish mban peng një zgjidhje të arsyeshme për t'i hapur rrugë transparencës duke hapur kutitë dhe gjithë dokumentacionin zgjedhor dhe duke pritur nga një instancë e pavarur gjykimin mbi fletët e votimit". Sipas kryetarit socialist, është një domosdoshmëri jetike që kjo zgjidhje të jepet dhe që duke hapur rrugën e transparencës të çlirohen zgjedhjet dhe gjykimi i popullit për të zgjedhur qeverinë që do.

Prononcimi i Kryetarit të PS, Edi Rama pas vizitoi grevistët në spitalin infektiv të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Plagët e kësaj beteje shkojnë duke u shtuar, gjendja e grevistëve duke u rënduar dhe çdo orë që kalon është një përgjegjësi e rritur mbi supet e këtij pushteti që kokëfortësish mban peng një zgjidhje të arsyeshme për ti hapur rrugë transparencës, duke hapur kutitë e të gjithë dokumentacionit zgjedhor dhe duke pritur nga një instancë e pavarur gjykimin mbi fletët e votimit. Është një domosdoshmëri jetike që kjo zgjidhje të jepet dhe që duke hapur rrugën e transparencës të hapet edhe rruga që çliron zgjedhjet, që çliron procesin demokratik, çliron gjykim e popullit nga trysnin e një pushteti që nuk e lë popullin të zgjedhë. Dua ta theksoj me forcë, se interesi kombëtar, interesi publik, interesi i të gjitha palëve, është që transparenca të bëhet. Sigurisht, kjo mund të bjerë ndesh me interesin e një grushti njerëzish, por një grusht njerëzish nuk mund ta mbajnë mbyllur në grusht demokracinë, shtetin e së drejtës dhe perspektivën e këtij vendi, që po rrënohet ekonomikisht dhe ku familjet shqiptare po ndjejnë dita ditës tu rriten vështirësitë për të jetuar e për të mbijetuar.
Zgjidhja e arsyeshme dhe forca e arsyes, janë sot më qartë se asnjëherë tjetër, bindja jonë për të hapur një perspektivë të re. Arsyeja e forcës dhe zgjidhja e paarsyeshme që kërkohet ti jepet kësaj situate, janë vetëm barrë që rritet mbi supet e vendit dhe të njerëzve dhe përgjegjësinë që shtohet në llogari të qeverisë dhe të kryeministrit posaçërisht e personalisht.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy