img
Braēe: Arka e shtetit bosh

Postuar më: 20/12/2009

Dje, biznesmeni Sali Berisha tha 2 herë se: “në Shqipëri nuk ka krizë ekonomike”.
Dje, zyrtari politik që menaxhon paranë më të madhe në këtë vend, konfirmoi se “nuk do të paguhen rroga në dhjetor dhe se shpërblimet do të jenë përgjysmë.”
Për të kjo është “shenjë normaliteti”.
Pagesa e rritjes, simbolike, por elektorale të rrogave e pensioneve që në maj, u identifikua nga Kryetari i PD, si arsye për mospagesën e rrogave, pensioneve e reduktimin e shpërblimeve tani. Në maj, ai e quajti sukses pagesën për zgjedhje, në dhjetor po ky e quan sukses mospagesën për festë në çdo familje.
Për herë të parë pas 6 vitesh, mësues, edukatorë, mjekë, infermierë, ushtarakë, policë, nëpunës të administratës politike qendrore e vendore nuk do të marrin pagën e 13-të, por do e mbyllin vitin me 11 ose 11 paga e gjysmë.
Për herë të parë pas 6 vitesh, pensionistë, në qytet apo në fshat, nuk do të marrin pensionin e 13-të, por do e mbyllin vitin me 11 pensione e çerek.
Për herë të parë pas 6 vitesh, invalidët në qytet apo në fshat, mbi 70 % e tyre nuk do të marrin pagesën e 13-të, por po e mbyllin vitin me 9 paga.
Në fakt, kjo është shenja më e dukshme e krizës: arka e shtetit është bosh!
Qeverisë i mungojnë edhe pas rishikimit të buxhetit 242 mln usd ose mbi 450 mln usd nga programi financiar i fillimvitit.
Kjo nuk është “ëndërr e opozitës”, por efekti shkatërrues i keqqeverisjes së shtetit, prej pushtetit politik të Sali Berishës dhe “nën të”-së së tij, Ilir Metës.
 
Tabela që shihni është tabela e treguesve fiskal gjatë periudhës 11 mujore, janar-tabelës.
 
Ajo tregon:
 
1.   Qeveria ka harxhuar për paga në 11 muaj, mbi 1 mld lekë të reja, më shumë për punëtorë me kontrata elektorale. Vetëm në maj-qershor, muajt e zgjedhjeve, qeveria ka harxhuar për rroga mbi 10 mld lekë të reja. Në 11 muaj qeveria ka harxhuar për pensione elektorale, pensione të posaçme, mbi 720 mln lekë të reja më shumë. Vetëm në maj qershor, muajt e zgjedhjeve, qeveria ka harxhuar për pensione mbi 12.8 mld lekë të reja. Ndaj lekë për të paguar rrogat e pensionet, tani nuk ka.
2.   Qeveria ka paguar në nëntor 5.5 mld lekë të reja për rrugën Rrëshen-Kalimash, kur ajo konsiderohet e përfunduar si rrugë dhe në tunele që nga dita e parë e nëntorit nuk punohet. Për shkak të këtij statusi, në shtator-tetor, qeveria nuk ka paguar asnjë qindarkë për këtë rrugë. Për shkak të këtij statusi në buxhetin e 2010 janë parashikuar vetëm 3 mld lekë.
 
Këto janë fakte në dokumente të qeverisë, nuk janë ëndrra.
Shqiptarët duhet të dinë se:
 
·       gjysmat e parave të paguara për nëntorin në rrugën e mbyllur janë të mjaftueshme për rrogat e papaguara të dhjetorit.
·       të plota janë të mjaftueshme për të paguar pensionin e 13-të për çdo pensionist, në qytet apo fshat.
Ky është efekti i keqqeverisjes, korrupsionit si prioritet qeverisës i Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Po e përsëris, kriza dhe arka bosh, si efekt i saj është fakt, të cilin, tani nuk e zhbën dot.
As kollarja sa një pension pleqërie e Sali Berishës, as papioni sa dy pensione pleqërie fshati i guvernatorit Gullani, as nga inaugurimi i punës së cilitdo biznes, mund ta bëj edhe këtë javë një të tillë, sërish në autostradë, për një tjetër qendër tregtare, për më tepër biznesi të ngritur mbi kredi e kuota pronësie të lëna peng për kredi. Për më tepër kur flet Sali Berisha, i familjarizuar shumë me bilancet e prodhuara nga mbesa e tij.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy