img
Brace: Prokuroria tė tregojė ēka bėrė prej njė viti pėr hetimin nė tenderin e blerjes sė ARMO-s

Postuar më: 04/11/2009

Kur ka kaluar më shumë se një vit nga miratimi me ligj i privatizimit të kompanisë ARMO dhe po kaq, nga detyrimi i dhunshëm i Kuvendit për ta votuar unanimisht atë;

Kur ka kaluar fiks një vit nga transferimi i kompanisë ARMO, si pronë shtetërore në duart e një grupi pronarësh të pa identifikuar;

Në mes të një krize të rëndë financiare;

marrëdhënieve konfliktuale me agjensitë ligjzbatuese të shtetit-kryesisht të sistemit fiskal për shkak të detyrimeve dhe aktivitetit kriminal fiskal të toleruar;

marrëdhënieve të qarta të detyrimeve kontraktuale me shtetin- si palë kontraktuese; disa bankave-si palë kredituese; të tretëve, shoqëri shtetërore e private- si furnizues me lëndë të parë;

 

Privatizimi i ARMO vazhdon të mbetet:

-operacioni më i madh, i errët, i FAMILJES që na qeverisë,

-operacioni më i madh në shkelje të rëndë të ligjit dhe konkurencës së ndershme,

-operacioni më i madh i transferimit të pronës publike, në këtë rast të një sektori strategjik, në duart e një grupi njerëzish të pa identifikuar ose të indentifikuar më herët, si njerëz me probleme të mëdha me ligjin në Shqipëri, shquar si të tillë nga Kryeministri i vendit,

-operacioni më i madh, i dyshuar dhe denoncuar si korruptiv, në një proces shtetëror që përfshin disa institucione shtetërore, veprimtarinë e tyre që duhet të ishte transparente-nga Ministria e Ekonomisë, Financave deri tek Banka e Shqipërisë, paratë në buxhetet e tyre dhe lëvizjet financiare të kryera në shërbim të këtij operacioni.

Angazhimi i shumë ekspertëve të fushës, medias por edhe veprime shtetërore pas privatizimit, të gjitha të ndjekura me vëmendje dhe të përgjuara ligjërisht, dëshmojnë sa më sipër.

Por, veprimi ligjor i agjensive ligjzbatuese të shtetit ka munguar për të zbardhur e ndëshkuar këtë operacion korruptiv e ndëshkuar zyrtarët e përfshirë në të.

Në Relacionin që shoqëron Projekt Ligjin e votuar si Ligj “Për ratifikimin e kontratës së shitjes së 85% të baksioneve të ARMO SHA-së, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës dhe blerësit “AMRA OIL SHA-se” dhe konsorciumit “REFINERY ASSOCIATES OF TEXAS, ANIKA ENTERPRISES& MERKURIA ENERGY GROUP” thuhet:

“gjithashtu, ankimuesi i mësipërm ka depozituar kallëzim penal për shkelje të barazisë në tender. Nga ana e Prokurorisë është filluar procedimi penal, ku deri tani janë kryer procedura për kqyrjen e të gjithë dokumentacionit që parashikohet në ligj, dhe që është mbajtur në fakt nga Komisioni për zhvillimin e këtij tenderi”

Parlamenti u detyrua me dhunë të votonte për të ratifikuar një Kontratë që materializonte një proces nën hetim, në shenjë presioni ndaj hetuesve por edhe si një veprim garantues për fshirje të përgjegjësisë individuale të cdo zyrtari, përfshirë në këtë proces mu në mes të përgjegjësisë kolegjiale, marrë vullnetarisht nga Kuvendi! Për një vit, askush nuk dëgjoi më për këtë hetim edhe pse shumë fakte të rënda dolën në dritë. Sot, ne duam të dimë: Ç’ka ndodhur me këtë hetim! Sot, ne duam të dimë: Cilat kanë qenë veprimet hetimore që janë kryer!

Sot, ne duam të dimë: Cilat janë dokumentat që janë administruar si prova. Sot, ne duam të dimë: Deri ku kanë shkuar hetimet;a kanë përfshirë ato gjithë operacionin, nga procedurat e garës, shpallja e fituesit, negociimi i kontratës, kontrata, pagesa, transferimi i pronës; gjithnjë në raport me ligjin për privatizimin e ARMOS dhe ligjet e tjera në fuqi duke nisur nga ai “Për Buxhetin e Shtetit” Sot, ne duam të dimë: A është hetuar mbi identitetin juridik të kompanive të lidhura në konsorciumin përfitues, palë kontraktuale me Qeverinë e FAMILJES, por edhe ortak me Qeverinë Shqiptare që vazhdon të ketë 15% të aksioneve në këtë kompani.

Pra, duam të dimë: Kush është pas ANIKA ENTERPRISES, vecmas pas MERCURIA ENERGY GROUP dhe cilat janë operacionet financiare që kanë kryer pas marrjes në pronësi të ARMO-s, duke përfshirë aksionet e tyre dhe paratë e përfshira në operacion, burimin dhe destinacionin përfundimtar të tyre. Përgjigjet për to duhet të ishin konkluzione të hetimit. Ndaj ne sot duam të dimë nga PROKURORIA! Kultura e vjedhjes dhe pandëshkueshmërisë duhet të marrë fund, nisur prej saj.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy