img
Braēe: PS i kėrkon prokurorisė tė nis procedim penal ndaj Olldashit, pėr shpėrdorim detyre

Postuar më: 24/11/2009

30 ditë larg nga dita e mbylljes së rrugës së Kombit, Rrëshen-Kalimash, 20 ditë larg nga shembja katastrofike e tunelit të Kombit në rrugën Rrëshen-Kalimash, viktimat e para po dëshmojnë fort, për të disatën herë, mungesën e përgjegjësisë, shpërdorimin e detyrës deri në marrje të jetës së njerëzve e shpërdorim kolosal të parave publike nga ana e Qeverisë së SALI BERISHES;

Kostoja që po kalon dyfishin e vlerës së kontratës qeveritare, të nënshkruar në kushte skandaloze, paligjshmërie, denoncuar fort nga Ministria e Financave veçanërisht gjatë 6 muajve të parë të këtij viti, dëshmon qartë për nivelin e lartë të abuzimit me paratë publike të shqiptarëve;

Refuzimi i Prokurorisë për të bërë detyrën ndaj një krimi të denoncuar, të hetuar por të pa gjykuar deri në dështim të qëllimshëm të vetë organit denoncues, krim i cili po kushton gjithnjë e më shumë para’ për buxhetin në krizë të Shqipërisë, dëshmon edhe më qartë për kapjen politike të shtetit dhe agjencive ligjzbatuese të përfshira në instalimin kriminal të “ligjit të pandëshkueshmërisë”, më i fortë edhe se “omerta” e famshme e Mafia-s.

PS e konsideron të rëndë këtë situatë e cila po precipiton si kriminale e me pasoja të jashtëzakonshme.

PS ka sjellë vazhdimisht fakte të rënda që kanë të bëjnë me paligjshmërinë e dukshme, korrupsionin e madh, shpërdorimin kolosal të parave publike të angazhuara në këtë vepër!

Me shumë se kaq, PS i ka dhënë zë raporteve të agjencive të specializuara të shtetit që kanë ushtruar kontroll të ligjshëm në këtë projekt, siç është KLSH!

Sot dua t’u jap një fakt të ri, të fshehur në rreshta lajmesh të padobishëm por tejet skandaloz:

Në raportin e KLSH “Mbi veprimtarinë e KLSH për vitin 2008” thuhet:

Refuzimi i zbatimit të këtij rekomandimi të detyrueshëm të KLSH, në kushtet e tejkalimit me dy herë vlerën e kontraktuar nga qeveria e Shqipërisë përbën vepër të rëndë penale të parashikuar nga KODI PENAL, duke nisur nga më e lehta: shpërdorim detyre!

Ndaj  sot, PS i kërkon prokurorisë të nis procedim penal ndaj ministrit përgjegjës, ministrit Sokol Olldashi për veprën penale të shpërdorimit të detyrës me pasojë tejkalimin me gati 2 herë të vlerës së kontraktuar për ndërtimin e rrugës!

Refuzimi i zbatimit të këtij rekomandimi të detyrueshëm të KLSH, në kushtet e rritjes së kostos për një kilometër me gati dy herë gjatë 6 muajve të parë të vitit, konstatuar, faktuar e paguar nga Ministria e Financave, përbën vepër penale parashikuar nga KODI PENAL, duke nisur nga vjedhja publike e parave publike!

Ndaj  sot, PS i kërkon prokurorisë të nis proçedim penal ndaj ministrit përgjegjës, ministrit Sokol Olldashi për veprën penale të vjedhjes me pasojë tejkalimin me gati 2 herë të kostos së programuar nga vetë Qeveria për ndërtimin e çdo kilometri të  rrugës!

Çdo ditë ne do të jemi këtu për të mos hequr dorë nga kërkesa legjitime e çdo shqiptari për të hetuar abuzimet kolosale me paratë publike të konsumuara në rrugën e KOMBIT!

Thuajse jemi në të njëjtat kushte: në 1996, Sali Beisha i vodhi shqiptarëve mbi 1 miliard euro nga kursimet e tyre përmes skemave piramidale. Në 2009, Sali Berisha po u çon dëm sërish shqiptarëve nga paratë e taksave të tyre mbi 1 miliard euro përmes një tuneli që qëndron i mbyllur për shkak të korrupsionit e që çon dëm një rrugë të tërë!


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy