img
Bushati: Vizat, Berisha t’u kėrkojė falje shqiptarėve

Postuar më: 20/12/2009

Ka dy ditë që mediat europiane po transmetojnë entuziazmin e maqedonasve, serbëve dhe malazezëve, të cilët përfituan në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri heqjen e regjimit të vizave me hapësirën Shengen. Dje, Komisioneri për Zgjerimin Olli Rehn, si rrallë herë në një ditë pushimi hapi, dyert e Komisionit Evropian për të mikpritur një delegacion serb duke i përgëzuar për arritjen e madhe.

Ndonëse lajmi për përfshirjen e fqinjëve tanë në një rregjim pa viza me hapësirën Shengen është inkurajues, trishtus është fakti që Shqipëria edhe pse e nisi e para këtë proces që në vitin 2004, mbeti e fundit.

Shqipëria mbeti e fundit në procesin e liberalizimit të vizave për shkak të dështimit të përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Europian, kritere këto të njëjta për 5 vendet të rajonit.

Është koha që të nxirren mësime e përgjegjësi nga dështimi i qeverisë Berisha në përmbushjen e standardeve të kërkuara për heqjen e vizave. Është koha që Sali Berisha t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve për dështimin e qeverisë së tij dhe për izolimin që sot përjetojmë në dallim nga fqinjët tanë.

Bashkë me ndjesën për shqiptarët, Berisha nuk duhet të na vonojë më në procesin e liberalizimit të vizave, por të dorëzojë para drejtësisë imunitarët e inkriminuar sikurse kërkon Progres Raporti i Komisionit Europian dhe raportet e vlerësimit të ekspertëve të Bashkimit Europian mbi përmbushjen e standardeve për heqjen e regjimit të vizave.

Bashkë me ndjesën për shqiptarët që i la të fundit në rajon, pasi ne i kishim të gjitha mundësitë të festonim këto ditë së bashku me popujt e tjerë, Berisha duhet të heqë dorë nga lufta me  opozitën dhe të përqendrohet në luftën kundër krimit të organizuar e trafiqeve, të reformojë urgjentisht sistemin e menaxhimit të integruar të kufijve dhe të garantojë funksionimit e policisë së shtetit brenda hullinjve të ligjit.

Bashkë me ndjesën për shqiptarët, Sali Berisha duhet të pranojë kërkesën legjitime të opozitës për hapjen e kutive të 28 qershorit, si e vetmja rrugë për fillimin e një dialogu politik dhe mos ta vonojë më këtë vend drejt integrimit Europian dhe lëvizjen pa viza në hapësirën Shengen. 





Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy