img
Deputetėt e PS letėr Berishės: Ministri Naēo shkeli ligjin

Postuar më: 27/01/2012

Deputetët e Partisë Socialiste në mungesë të përgjigjes nga Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, për disa pyetje që lidheshin me situatën në minierën e Bulqizës, i janë drejtuar sot përmes një letre kryeministrit Berisha. Letra e deputetëve, nis me rikujtimin se "minatorët vazhdojnë të vdesin tuneleve të minierave të trajtuar si skllevër, ndërkohë që miliona euro përfitime shkojnë në xhepat e shfrytëzuesve që shtojnë pasurinë e tyre. Ju bëjmë me dije - vijon më tutje letra, - se ende sot e kësaj dite, kur ka kaluar çdo afat parashikuar nga Kushtetuta dhe ligji, kërkesa jonë si Deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, edhe pse në ushtrim të plotë të detyrës sonë kushtetuese, nuk ka marrë akoma asnjë përgjigje nga Ministri i Qeverisë Suaj për Ekonominë, Tregtinë dhe Energjitikën".

Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë të deputetëve socialistë drejtuar kryeministrit:

Drejtuar: Z. Sali Berisha
KRYEMINISTËR


Për dijeni: Z. Nasip NAÇO
MINISTËR I EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJITIKËS


Lënda: Njoftim për mospërmbushje të detyrimit Kushtetues për marrje informacioni nga Ministri i Qeverisë Suaj

Z. Kryeministër,

Mbështetur në nenin 8 të ligjit “Për Statusin e Deputetit”, në të cilin parashikohet se “Deputeti ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës së tij, të ministrave ose drejtuesve të institucioneve të tjera qendrore...,”;

Të nenit 48 të Kushtetutës, në të cilin parashikohet se “Kushdo, vetë ose së bashku me të tjerë, mund t’u drejtoj kërkesa, ankesa ose vërejtje organeve publike”;

Një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i është drejtuar Z. Nasip Naço në cilësinë e Ministrit të Qeverisë Suaj për Ekonominë, Tregtinë dhe Energjitikën nëpërmjet një shkrese “Kërkesë për marrje informacioni”, dt. 19.12.2011.

Nëpërmjet kësaj kërkese, kërkuam informacion mbi situatën në të cilën gjenden minatorët e Bulqizës dhe gjendjen aspak normale të shfrytëzimit të burimeve minerale të vendit tonë.

Gjithashtu, theksuam shqetësimin tonë sa i përket shfrytëzimit pa kriter të pasurisë kombëtare në minierën e Bulqizës ashtu si dhe në çdo burim tjetër minerar, duke rrezikuar seriozisht shkatërrimin përfundimtar dhe varrosjen pa kthim të saj.

Z. Kryeministër,

Për kujtesë edhe Tuajën, minatorët vazhdojnë të vdesin tuneleve të minierave të trajtuar si skllevër, ndërkohë që miliona euro përfitime shkojnë në xhepat e shfrytëzuesve që shtojnë pasurinë e tyre në kurriz të shkatërrimit të  pasurinë tonë kombëtare.

Po për kujtesën Tuaj, pasurimi i paligjshëm me mineralin dhe mungesa e çdo mbikëqyrjeje shtetërore në Bulqizë e më gjerë, i ka lënë vendin luftës së bandave kriminale dhe kartelit mafioz të shfrytëzimit të mineralit.

Nuk është ekzagjerim pohimi se sot Bulqiza dhe jo vetëm, mbahet peng nën regjim pushtimi nga shfrytëzuesit e mineralit. Këta të fundit, thellësisht të lidhur me botën e krimit dhe korridoret e pushtetit deri në instancat më të larta.

Ne besojmë se vdekjet e njëpasnjëshme të minatorëve në galeritë e minierës, por edhe lufta për territore minerali e bandave të armatosura me plagosje e vrasje, janë një këmbanë alarmi që nuk mund të tolerohet më me injorim qeveritar e përfitime të paligjshme që blejnë heshtje e nënshtrim ministrash.

Ndaj nisur nga këto rrethana dhe në ushtrim të detyrës tonë si Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ne i drejtuam disa pyetje të detajuara institucionit përkatës.

Ju bëjmë me dije se ende sot e kësaj dite, kur ka kaluar çdo afat parashikuar nga Kushtetuta dhe ligji, kërkesa jonë si Deputet të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, edhe pse në ushtrim të plotë të detyrës sonë kushtetuese, nuk ka marrë akoma asnjë përgjigje nga Ministri i Qeverisë Suaj për Ekonominë, Tregtinë dhe Energjitikën.

Mungesa e përgjigjes jo vetëm përbën një shkelje flagrante të Ligjit dhe Kushtetutës, për respektimin e të cilës jemi betuar njëlloj Ju dhe Ne, por thellon edhe më shumë, Ju dhe Qeverinë tuaj, në errësirës e heshtjes së korridoreve qeveritare prej nga ku besojmë kanë buruar praktikat e dyshimta që vazhdojnë i marrin jetën minatorëve në errësirën e galerive të vuajtjes e mjerimit.

Në këto kushte, mbështetur në paragrafin e fundit të nenit 8 ku parashikohet se “Për shkeljet e kësaj procedure njoftohet Kabineti i Kryeministrit për të nxjerrë përgjegjësitë përkatëse.”, si dhe në të drejtën tonë kushtetuese për të marrë informacion për çdo aktivitet qeverisës;

Kërkojmë ndërhyrjen Tuaj për të detyruar Ministrin e Qeverisë Suaj të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës që të dorëzojë menjëherë përgjigjet e pyetjeve që ne deputetët e opozitës kemi depozituar më shumë se 1 muaj më parë.

Duke dashur të besojmë se Ju dhe qeveria Juaj do përmbushni detyrimet kushtetuese për të informuar publikun dhe deputetët e opozitës në respekt të Republikës Parlamentare dhe pa lejuar që të kthehet në Republikën e Ministrave të Kryeministrit;

Mbetemi në pritje të përgjigjes Tuaj






Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy