Postuar më: 03/01/2009
Deputetët e Partisë Socialiste ndodhen në zonat e qarkut Shkodër për tu njohur nga afër me situatën pas hapjes së portave të shkarkimit të 3 hidrocentraleve. Të dielën në orët e para të mengjesit gjashtë deputetët e PS, Namik Dokle, Saimir Tahiri, Tomë Doshi, Gjok Jaku, Astrit Beci e Armand Prenga kanë qenë në shumë fshatra të përmbytyra të qarkut Shkodër, si në komunën Dajc apo Obot ku janë qindra shtëpi të përmbytura dhe dëmet materiale janë të shumta. Namik Dokle duke rrugëtuar në këto zona të përmbytura sëbashku me kolegët e deputetë u shpreh se banorët i kanë shprehur të shqetësuar se qeveria mund ta shmangte këtë katastrofë që po i shkaktohet zonës. “Banorët janë të shqetësuar. Ne solidarizohemi me banorët e këtyre zonave. Kërkojmë që masat e marra nga pushteti vendor të jenë në favor të banorëve.
Por ajo cfarë shprehim keqardhje, është se kjo situatë do ishte lehtësuar në rast se do ishin marrë masa paraprake dhe jo sic ndodhi, që kaq vonë merren masa ekstreme”.
Në këtë pikë, Dokle kujtoi se situata e përmbytjeve është e vjetër në këtë zonë dhe pavarësisht premtimeve që u është bërë në fushatë elektorale, banorët nuk kanë parë realizim konkret me sy.
E megjithatë deputetët e PS u bënë thirrje banorëve të evakuohen dhe të sigurojnë në radhë të parë jetën, pastaj pronën. “Inkurajojmë cdo përpjekje të pushtetit vendor, kërkojmë që banorët të evakuohen pasi nuk mendohet asgjë tjetër përpara jetës”.
Deputetët socialistë do të vazhdojnë të inspektojnë zona të tjera në qarkun e Shkodrës që kërcënohen nga përmbytjet. Po ashtu gjatë pasdites të së djelës deputetët e PS kanë qenë edhe në hidrocentralet e veriut të vendit. Deputetët Socialistë kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të solidarizohen me banorët që sot janë në gjendje të vështirë për jetesën e tyre.Deputetët e Partisë Socialiste ndodhen në zonat e qarkut Shkodër për tu njohur nga afër me situatën pas hapjes së portave të shkarkimit të 3 hidrocentraleve. Të dielën në orët e para të mengjesit gjashtë deputetët e PS, Namik Dokle, Saimir Tahiri, Tomë Doshi, Gjok Jaku, Astrit Beci e Armand Prenga kanë qenë në shumë fshatra të përmbytyra të qarkut Shkodër, si në komunën Dajc apo Obot ku janë qindra shtëpi të përmbytura dhe dëmet materiale janë të shumta. Namik Dokle duke rrugëtuar në këto zona të përmbytura sëbashku me kolegët e deputetë u shpreh se banorët i kanë shprehur të shqetësuar se qeveria mund ta shmangte këtë katastrofë që po i shkaktohet zonës. “Banorët janë të shqetësuar. Ne solidarizohemi me banorët e këtyre zonave. Kërkojmë që masat e marra nga pushteti vendor të jenë në favor të banorëve.
Por ajo cfarë shprehim keqardhje, është se kjo situatë do ishte lehtësuar në rast se do ishin marrë masa paraprake dhe jo sic ndodhi, që kaq vonë merren masa ekstreme”.
Në këtë pikë, Dokle kujtoi se situata e përmbytjeve është e vjetër në këtë zonë dhe pavarësisht premtimeve që u është bërë në fushatë elektorale, banorët nuk kanë parë realizim konkret me sy.
E megjithatë deputetët e PS u bënë thirrje banorëve të evakuohen dhe të sigurojnë në radhë të parë jetën, pastaj pronën. “Inkurajojmë cdo përpjekje të pushtetit vendor, kërkojmë që banorët të evakuohen pasi nuk mendohet asgjë tjetër përpara jetës”.
Deputetët socialistë do të vazhdojnë të inspektojnë zona të tjera në qarkun e Shkodrës që kërcënohen nga përmbytjet. Po ashtu gjatë pasdites të së djelës deputetët e PS kanë qenë edhe në hidrocentralet e veriut të vendit. Deputetët Socialistë kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të solidarizohen me banorët që sot janë në gjendje të vështirë për jetesën e tyre.







