Postuar më: 18/05/2010
Deputetja e PS, Olta Xhaçka është detyruar të ndërpresë sot grevën e urisë të cilën e nisi bashkë me 22 deputetë PS dhe 180 mbështetës të opozitës në mbështetje të kauzës për transparencën e zgjedhjeve më 30 prill. Xhaçka ka lënë çadrat e vendosura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” rreth orës 14.00 për shkak të problemeve me stomakun dhe tensionin.
Ndërsa në mbasdite janë dërguar për në spital dy grevistë të tjerë. Elez Braha, 43 vjeç nga Kukësi dhe Fasli Rustemi, 44 vjeç nga Kopliku, Malësia e Madhe. Në ditën e 18 të grevës shkon në 59 numri i grevistëve që janë ndërguar në spital.







