Postuar më: 19/05/2010
Grevistja Anila Bakalli, qytetarja nga Elbasani ndërpreu grevën e urisë pak pas mesnatës për shkak të rëndimit të gjendjes së saj shëndetësore.
Ndërsa në orën 09.40 minuta, deputeti i Vlorës Eltar Deda, është detyruar të ndërpresë grevën e urisë e ndërmarrë prej 19 ditësh. Deda është transportuar me ambulancë drejt QSUT, ku do të vendoset në repartin e infektivit, ku është vendosur një pavion për të gjithë grevistët.
Gentian Marishta, 37 vjeç nga Durrësi, dërgohet në spital pas gjendjes së rënduar. Grevisti i dytë në spital brenda pak minutave, në ditën e 19-të të grevës së urisë. Armand Xhafa, 27 vjeç nga Tirana.
Robert Lili 40 vjeç nga Elbasani, lë grevën pas gjendjes së rënduar shëndetësore.
Adrian Prifti nga Lushnja, 45 vjeç është dërguar me autoambulancë për në spital.
Shkon në 66-të numri i grevistëve që lënë grevën pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, në ditën e 19-të të saj.







