img
Ekonomia mė keq se njė vit mė parė

Postuar më: 23/05/2010

Deputeti socialist Ilir Beqja gjatë një deklarate për shtyp theksoi se, Berisha mban të fshehur gjendjen reale të ekonomisë shqiptare. “Në katër muajt e parë të vitit 2010 deficiti në mbledhjen e të ardhurave tatimore është rreth 9,9 miliardë lekë. Të ardhurat në total janë rritur me 3.1 %, ndërsa inflacioni 4 mujor është 4 %. Të ardhurat tatimore janë rritur 1.5 %. Rritja është 2 herë më e vogël se inflacioni”, nënvizoi Beqja. Në përfundim të deklaratës së tij ai u shpreh se, viti 2010 ka filluar më keq se 2009, e vazhdon të përkeqësohet muaj pas muaji.

 

Më poshtë deklarata e plotë për shtyp e deputetit të PS, Ilir Beqja:

 

Vendi vazhdon të vuajë nga keq administrimi fiskal. Edhe në muajin prill vazhdon të thellohet deficiti në të hyrat në buxhetin e shtetit.
Në katër muajt e parë të vitit 2010 deficiti në mbledhjen e të ardhurave tatimore është rreth 9,9 miliardë lekë.
Të ardhurat në total janë rritur me 3.1 %, ndërsa inflacioni 4 mujor është 4 %.
Të ardhurat tatimore janë rritur 1.5 %. Rritja është 2 herë më e vogël se inflacioni.
Tatimi mbi vlerën e shtuar është rritur 4.9 %. Mjafton nën çmimi i lekut me të paktën 7 %, inflacioni 4 mujor 4 % dhe rritja administrative e çmimit të energjisë elektrike për të kuptuar kushdo se qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve është realisht më i vogël se 1 vit më parë. Tatimi mbi fitimin apo tatimi i korporatave, është pakësuar neto me - 5.5 %. Dëshmi e qartë se edhe korporatat po fitojnë më pak në Shqipëri.
Tatimi mbi Biznesin e Vogël është pakësuar me një vlerë neto prej - 9.5 %. Dëshmi e qartë e vuajtjes që ndjen kjo kategori sipërmarrësish të vegjël e familjarë. Tatimi mbi të ardhurat personale është pakësuar neto me - 4 %. Dëshmi e qartë se edhe individët kanë të ardhura më të pakta se një vit më parë.
Individët kanë shtrënguar rripin, biznesi i vogël e familjar vuan, korporatat fitojnë më pak dhe investojnë më pak në makineri e pajisje, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se ekonomia do të jetë më keq se një vit më parë. Kjo është Shqipëria nën qeverisjen e Sali Berishës në 4 muajt e parë të vitit 2010. Mrekullia ekonomike e Sali Berishës, jo vetëm është demaskuar si gënjeshtra e radhës, por, ç’ka është edhe më e rëndë, kjo gënjeshtër prej 6 muajsh po rëndon çdo ditë e më shumë në kurrizin e familjeve shqiptare.
Pavarësisht përpjekjeve për të fshehur e manipuluar shifra, ekonomia nuk është propagandë, por realitet, që na prek të gjithëve. Lajmi i keq për të gjithë ne nuk është fakti se Saliu mban të fshehur gjendjen reale të ekonomisë se vendit, por fakti se 2010 ka nisur më keq se 2009, dhe se situata vazhdon të përkeqësohet muaj pas muaji.



Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy