img
Eurostat pėrgėnjeshtron Berishėn

Postuar më: 23/06/2010

Publikimi i raportit të EUROSTAT është përgënjeshtrimi europian që i bëhet kryeministrit dhe propogandës së tij të mrekullisë ekonomike. Deputetja Olta Xhaçka duke iu referuar këtij raporti, në një komunikim me mediat, u shpreh se në këto vite të qeverisjes Berisha ka patur pasurim të disa familjeve, por ato kanë qenë familjet e oborrit dhe të pushtetit kryeministror.

Më poshtë lexoni të plotë deklaratën e deputetes së PS, Olta Xhaçka:

Raporti i djeshëm i Eurostat tregoi edhe njëherë se pavarësisht pretendimeve të kësaj qeverie e kryetarit të saj, Shqipëria vazhdon të mbetet ekonomikisht pas fqinjëve të saj rajonalë dhe shumë larg nga standartet e Bashkimit Europian. Shqipëria e mrekullisë ekonomike e shkopit magjik të Sali Berishës është e njëjta Shqipëri që sipas Eurostat ka mbetur në fund listës. Sipas të dhënave të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë ne kemi ende shumë rrugë për të bërë për të kapur fqinjët tanë, edhe pse na kumtohet përditë nga foltorja kryeministrore se jemi të parët në botë.

Këto raporte të ekspertëve ndërkombëtarë dëshmojnë për një realitet të hidhur. Na tregojnë se gjatë viteve të fundit, ndarja e shpërndarja e pasurisë së prodhuar në këto vite është shumë e pabarabartë, ku shumica e shqiptarëve që prodhojnë këtë pasuri nuk kanë akses në të, ndërsa ata pak të privilegjuar të oborrit të pushtetit marrin shumicën e përfitimeve, jo nga puna e djersa e tyre, por nga lidhjet klienteliste që kanë krijuar me një pushtet të kapur nga mashtrimi politik e ekonomik.

Raportet e Eurostat tregojnë se Shqipëria po i rrit tepër ngadalë të ardhurat për frymë në krahasim me vendet e tjera fqinje të cilat kanë kaluar krizë ekonomike.  Sot çdo vend në rajon i cili ka kaluar krizë ekonomike por që nuk drejtohet nga Sali Berisha, është më i begatë e të ardhurat e banorëve të tij rriten më shpejt se në Shqipërinë e mrekullive ekonomike. Përfundimi që mund të nxirret nga ky ekuacion i thjeshtë është shumë i qartë – Sali Berisha e Ridvan Bode janë më të dëmshëm për ekonominë e këtij vendi, sesa ka qenë kriza ekonomike për të gjithë vendet e tjerë.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy