img
Fatura energjisė nė shkurt, vjedhja vazhdon

Postuar më: 10/03/2010

Vazhdon vjedhja e shqiptarëve përmes faturave të energjisë elektrike. Edhe në muajin shkurt  faturat janë të fryra dhe nuk është bërë asnjë kompesimpër mbifaturimin e kryer në janar. Deputeti Erjon Braçe në një konferencë për shtyp tha se vetëm në janar vjedhja e përllogaritur me rezervë, arrin në 4 miliard lekë të vjetra.

Lexo të plotë deklaratën e deputetit Erjon Braçe:
Sot u detyrova të paguaj faturën e dytë të energjisë elektrike për këtë vit, ashtu sic mijëra shqiptarë që janë korrekt me ligjin dhe kompaninë që ofron këtë shërbim publik
Fatura e dytë e energjisë, tashmë konfirmon publikisht:
1-vjedhja ndaj 1 milion konsumatorëve shqiptarë, përmes cmimit të rritur të energjisë, me fuqi ligjore vetëm në janar por faturuar që në dhjetor, po harrohet dhe nuk po kompesohet! Pra fatura e shkurtit nuk ka kthyer mbrapsht asnjë qindarkë të vjedhur në muajin Janar!
*sic ju kemi bërë me dije më parë, kjo vjedhje e përllogaritur me rezervë, arrin në 4 miliard lekë të vjetra por zë gati 10-15% të vlerës së faturuar në muajin janar
*20% të vlerës së vjedhjes, pra 800 milion lekë të vjetra, i ka marrë Qeveria e Sali Berishës, në formën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, aplikuar mbi cdo faturë të shtuar me vjedhjen
*Sali Berisha, Kryeministri që ka boshatisur arkën e shtetit, ka nevojë të madhe edhe për këto para! Sali Berisha përfaqëson ortakun shqiptar në monopolin OSSH; vjedhja e provuar ka qenë me bashkëpunimin e tij, heshtja në dy muaj shton dyshimet se vjedhja e provuar është kryer dhe me miratimin e tij
2-rritja e cmimit të energjisë elektrike ka sjellë si pasojë, rritje të vlerës së faturës së energjisë me gati 30-40%! Pra, cdo familje po paguan prej dy muajsh 30-40% para më shumë për të njëjtën sasi energjie të konsumuar. Kjo rritje është shumë më e madhe se inflacioni 4.4%, apo dhe se rritja e cmimit të energjisë prej 13%
*kjo rritje, tashmë është e qendrueshme dhe përgënjeshtron guvernatorin mondan të BSH që dje shpërndau në panik opinionin se rritja e cmimeve do të jetë e përkohshme
*kjo rritje kaq e madhe, po rrit shpenzimet e cdo familje për furnizimin me energji elektrike dhe natyrisht po rrit peshën e shpenzimeve për energjinë në shpenzimet jetike familjare duke cenuar rëndë standartin e jetesës
3-faturat e reja të muajit shkurt, janë edhe më të mëdha në vlerë parash se ato të janarit. Kjo, në kushtet e një kursimi  të deklaruar nga pjesa dërrmuese e konsumatorëve familjare! Ky fakt, shton dyshimet për grumbullim të kilovatëve të energjisë së konsumuar në nëntor- dhjetor, nëpër sahatet matës familjare, për t’u faturuar me cmimin e ri e të shtrenjtë në janar- shkurt. Po i bëj thirrje cdo qytetari të verifikojë në faturat e nëntor dhjetorit pikërisht këtë
*hetimi i munguar për këto dyshime të rënda, dëshmon edhe një herë për një shtet aspak funksional, të dështuar e jo
në shërbim të qytetarëve. Kultura e pandëshkueshmërisë në këtë vend po kultivon padrejtësisht kulturën e të vjedhurit për cdo gjë, nga kushdo e ndaj cilitdo shqiptari. Të kundërshtosh vjedhjen e të kërkosh ndëshkim për të nuk është presion ndaj biznesit, prokurorisë apo gjykatës
Shteti ka dalë nga binarët e ligjit dhe funksionalitetit, Qeveria po dhunon qytetarët dhe nuk ka më frikë nga populli!
Ne nuk kemi asgjë më pak se qytetarët e Spanjës apo Greqisë.
Në Greqi njerëzit janë në rrugë se po humbin pagën dhe pensionin e 14-të, kurse në Shqipëri qytetarët, përmes zhvlerësimit të lekut, inflacionit real, po humbin pagën dhe pensionin e 9-të duke grabitur në ekstrem paratë e familjes!
Kush mendon se kur del në rrugë i shërben partisë së tij gabon; duhet dalë në rrugë për t’i dalë zot familjes së tij!


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

Qėllimisht partia nuk ėshtė as kryefjala dhe as fjalėkyēi i kėtij teksti tė hapur, por vetėm njė pjesė e rėndėsishme e tij. Sepse ne besojmė qė vizioni ynė europian nuk ėshtė i yni...
PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy