img
Ftesat hipokrite tė Berishės pėr bashkėpunim

Postuar më: 29/06/2010

Deputeti Taulant Balla nëpërmjet një deklarate për shtyp, u shpreh se opozita nuk heq dorë nga kauza për transparencën e zgjedhjeve. Balla theksoi se Partia Socialiste nuk do të lejojë që të harrohet krimi elektoral i 28 qershorit, sepse kjo do të thotë se në Shqipëri do të ketë ndonjëherë zgjedhje të lira e të ndershme. “Është mëse e qartë se plaku Sali e ka humbur toruan nëse shpreson seriozisht se opozita shqiptare do të heqë dorë nga kauza e saj për t’i lejuar një kryehajduti të shndërrohet në mbretin e pashpallur të këtij vendi. Është pikërisht në emër të së ardhmes së demokracisë në Shqipëri që opozita shqiptare ka ndërmarrë aksionin më të madh politik për transparencën e zgjedhjeve”, nënvizoi deputeti socialist gjatë deklaratës për mediat.

Më poshtë deklarata e plotë e deputetit Taulant Balla:

 

Sot më shumë se kurrë në Shqipëri dhe në botën demokratike të gjithë janë të bindur se më 28 Qershor 2009 Sali Berisha vodhi zgjedhjet e përgjithshme duke e futur vendin në një krizë të thellë politike, institucionale dhe ekonomike.

Por, tamam si një Mugabe në mes të Europës, në vend që të reflektonte për qorrsokakun ku e ka futur vendin, Sali Berisha u tregua edhe një herë një hipokrit i pandreqshëm duke ftuar opozitën për bashkëpunim. Sali Berisha përdori dje logjikën e një hajduti xhepash, që pasi të vjedh herën e parë, kërkon të të vjedhë përsëri.

Sali Berisha na propozoi dje të harrojmë që një vit më parë u grabiti shqiptarëve votat për t’u grabitur atyre më pas gjithçka: troje, paga, pensione, fonde publike. Sali Berisha na tha dje se pasi e vodhi mandatin e dytë, do të vazhdojë ta përdorë pushtetin për të grabitur Shqipërinë mbarë, për të rrënuar ekonominë, për të asfiksuar drejtësinë dhe për të shtypur median e lirë.

Është mëse e qartë se plaku Sali e ka humbur toruan nëse shpreson seriozisht se opozita shqiptare do të heqë dorë nga kauza e saj për t’i lejuar një kryehajduti të shndërrohet në mbretin e pashpallur të këtij vendi. Është pikërisht në emër të së ardhmes së demokracisë në Shqipëri që opozita shqiptare ka ndërmarrë aksionin më të madh politik për transparencën e zgjedhjeve.

E ardhmja jonë europiane do të vihej seriozisht në dyshim nëse ne sot do t’ia falnim Sali Berishës barrën e rëndë që i peshon mbi supe nga grabitja e zgjedhjeve. Të harrosh krimin elektoral të 28 qershorit do të thotë të harrosh se në Shqipëri do të ketë ndonjëherë zgjedhje të lira e të ndershme, do të thotë të pranosh se në Shqipëri qytetarët nuk mund të vendosin më me vullnetin e tyre të lirë, por duhet të dorëzohen pa kushte përballë diktatit të pushtetit.

Sali Berisha duhet ta ketë të qartë se është në moralin dhe përgjegjësinë tonë para shqiptarëve, por edhe angazhim përkundrejt institucioneve evropiane, për ta çuar deri në fund kauzën e transparencës së zgjedhjeve. Në emër të këtij morali dhe të kësaj përgjegjësie ne nuk kemi nuk mund ti shtrijmë dorën e bashkëpunimit një pushteti të vjedhur.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy