img
Gjyqėsori i kapur, kamzhik politik

Postuar më: 20/01/2012

Nënkryetari i Grupit të deputetëve të PS Saimir Tahiri është paraqitur sot në Gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë. Ai ka refuzuar sot seancën e pajtimit, pasi siç është shprehur dhe në dalje të Gjykatës, ai do të argumentojë me fakte pse fëmijët e kryeministrit, po dhe vetë Berisha, janë të zhytur deri në fyt në korrupsion. Tahiri i pyetur nga mediat nënvizoi faktin se llumi korruptiv i qeverisë ka dalë në sipërfaqe dhe nuk ka asnjë njeri që e dyshon.


Më poshtë prononcimi i plotë i nënkryetarit të Grupit të PS Saimir Tahiri:


Çfarë ndodhi në seancë gjyqësore?


Unë ju përgjigja thirrjes së gjykatës për padinë që ka bërë Shkëlzen dhe Argita Berisha ndaj meje, pse kam thënë se janë të përfshirë në korrupsion. Në gjykatë u njoha me aktet dhe provat e paraqitura nga fëmijët e kryeministrit dhe nuk isha fare i habitur që si provë sollën vetëm certifikatën familjare për të provuar që janë fëmijët e kryeministrit dhe diplomën e shkollës.

Gjithsesi unë do njihem me aktet, do njihem me provat dhe pastaj patjetër në seancë gjyqësore do parashtroj argumentet e mia pse ende sot vazhdoj mendoj që fëmijët e kryeministrit dhe kryeministri vetë janë të përfshirë në korrupsion. Këtë thashë edhe në seancën gjyqësore ku refuzova edhe kërkesën për pajtim.
Në momentin që ligji parashikon pajtimin ju refuzuat, për cilat arsye?
Unë refuzova kërkesën për pajtim sepse vazhdoj  të besoj që kryeministri dhe familja e tij janë të përfshirë në korrupsion. Besoj e keni parë të gjithë që llumi korruptiv i qeverisë ka dalë në sipërfaqe dhe nuk ka më njeri që e dyshon këtë, përkundër faktit që gjykata, padashur të paragjykoj askënd, ka qenë fatkeqësisht pjesë e sistemit që ka skalitur sistemin e pandëshkueshmërisë.

Mos harrojmë këtu që u bënë thuajse katër vjet nga tragjedia e Gërdecit dhe nuk ka ende asnjë të dënuar. Nesër mbushet 1 vit nga 21 janari i vitit të kaluar ku gjenden vdekjen 4 qytetarë të pafajshëm dhe nuk ka ende asnjë njeri të dënuar nga vrasësit. Ndërkohë, që ndaj deputetëve të opozitës ka segmente të pushtetit dhe të gjyqësorit që synojnë dënimin politik edhe duke instrumentalizuar gjyqësorin. Kjo për mua nuk përbën asnjë problem, jam i gatshëm të përballem, jo vetëm me fëmijët e kryeministrit, por edhe me kryeministrin vetë dhe të argumentoj sipas mënyrës sime dhe sipas opinionit tim pse janë të korruptuar deri në fyt.


Javën e kaluar ish zv.kryeministri Meta ka marrë pafajësinë nga sistemi gjyqësor. A besoni se ka dy standarde ndërkohë që deputetët e opozitës nga ana tjetër janë gjobitur disa herë?


Unë e thashë edhe më parë. Llumi korruptiv i qeverisë ka dalë në sipërfaqe dhe tashmë nuk ka një njeri më që e dyshon,  ndërkohë  segmente të caktuara të gjyqësorit janë të kapura deri në fund nga Sali Berisha. Po skalitet sistemi i pandëshkueshmërisë duke garantuar imunitet ndaj atyre zyrtarëve të lartë përfshirë edhe ministra, apo zv.kryeministrit në rastin konkret, apo dhe familjarët e kryeministrit, të cilët  dhe pse janë të përshirë në korrupsion mbrohen nga sistemi gjyqësor. Segmente të caktuara të sistemit gjyqësor po kthehen në kamxhik politik ndaj opozitës dhe deputetëve të opozitës.”


Nënkryetari i Grupit të deputetëve të Partisë Socialiste Saimir Tahiri përfundoi duke thënë se “sot nuk ka më barazi para ligjit për qytetarët e thjeshtë në raport me zyrtarët e lartë të korruptuar. Ky është sistemi që Partia Socialiste kërkon të ndryshojë.”
 
 


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy