Postuar më: 17/05/2010
Në orën 01:00 të mesnatës së të hënës, grevisti i 47 që u detyrua të ndërpresë grevën e urisë, ishte Shkëlqim Kapllani nga Mallakastra.
Ndërsa në orën 08.40, Agim Seva nga qyteti i Lushnjës është transportuar me urgjencë me ambulancë drejt QSUT për të marrë mjekim më të specializuar. Seva e çon në 48 numrin e grevistëve që janë detyruar të ndërpresin grevën për shkak të rëndimit të gjendjes së tyre shëndetësore.
Në 12:15, dërgohet në spital një tjetër grevist. Flora Hasanaj, 45 vjeç nga Tirana, pati probleme me tensionin.







