img
Grupi PS: Mazhoranca hapa pėr thellimin e krizės

Postuar më: 16/06/2010

Sot u zhvillua mbledhja e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste në të cilën deputetët diskutuan me shqetësim mbi qendrimin refraktar dhe bllokues të mazhorancës për zgjidhjen e krizës politike, institucionale e ekonomike.

Në mbledhjen e Grupit të deputetëve socialistë u diskutua edhe për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit të propozuara nga mazhoranca parlamentare, të cilat do të paraqiten për votim në seancën e ditës së nesërme.

Grupi socialist vlerësoi se këto ndryshime të ndërmarra në mënyrë të njëanëshme bien ndesh me praktikat më të mira parlamentare europiane të rregulloreve të funksionimit të parlamenteve.

Gjithashtu deputetët socialistë e konsiderojnë këtë akt të mazhorancës një hap më shumë për thellimin e krizës politike drejt institucioneve kushtetuese, duke cënuar rëndë drejpërsërdrejti pavarësinë e tyre.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste e konsideron këtë veprim të papranueshëm.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy