Postuar më: 11/02/2010
Deklaratë për shtyp për krizën politike në Shqipëri publikuar nga zyra e shtypit të Presidenti i Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Z. Martin Schultz.
Sot z.Martin Schultz, Presidenti i Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, dhe Anëtarë të tjerë të Grupit u takuan me një delegacion të Partisë Socialiste të Shqipërisë të kryesuar nga Kryetari i PSSH z.Edi Rama. Në këtë takim ata diskutuan situatën ekstremisht të vështirë politike në Shqipëri dhe efektet e mundshme negative të vështirësive aktuale mbi procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë.
Z.Schultz shprehu shqetësimin e Grupit të tij rreth bojkotit të Kuvendit të Shqipërisë nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste të Shqipërisë pas zgjedhjeve parlamentare në vend në qershor 2009. Z.Rama nga ana e tij shpjegoi arësyet për këtë bojkot dhe kërkesat e partisë së tij për një transparencë më të madhe të procesit zgjedhor në Shqipëri. Ai gjithashtu shpjegoi se partia e tij pranon vendimet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pas zgjedhjeve dhe se nuk është objektivi i partisë së tij ndryshimi i rezultatit të zgjedhjeve. Partia Socialiste, megjithatë, kërkon ngritjen e një komisioni hetimor me qëllim ushtrimin e një hetimi të plotë për manipulimet e mundshme përgjatë zgjedhjeve të vitit 2009 që mundëson përmirësimin e procesve zgjedhore në të ardhmen. Z.Rama deklaroi se kur një vendim për një hetim të plotë të jetë marrë, atëherë anëtarët e partisë kryesorë të opozitës do të marrin përgjegjësitë e tyre në Parlament dhe të kontribojnë për forcipi e procesit të integrimit Europian.
Z.Schultz dhe z.Rama ranë dakord që një rrugë-dalje për krizën politike aktuale në Shqipëri duhet të gjehet urgjentisht dhe se një bazë e re dialogu konstruktiv ndërmjet qeverisë dhe opozitës duhet të vendoset. Për këtë qëllim u ra dakord që opozita të kthehet në Parlament në të njëjtin moment, pasi të jetë marrë një vendim për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, i cili do të ushtrojë një hetim të plotë, përfshirë hapjen e kutive të votimit, mbi mënyrën se si u mbajtën zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Ky hetim duhet të sigurojë transparencë të plotë si një bazë për përmirësime të rëndësishme për mënyrën se si do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme, me qëllim përmbushjen e standardeve ndërkombëtare. Ekspertë ndërkombëtarë duhet të asistojnë komisionin hetimor në përmbushjen e punës së tij dhe duhet gjithashtu të asistojnë në përcaktimin e përmirësimeve të nevojshme të kuadrit zgjedhor. Z.Schultz dhe Z.Rama e konsideruan inicijativën e marrë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë si një hap serioz dhe i nevojshëm drejt gjetjes së një zgjidhjeje për krizën politike në vend.







