img
Homazh pėr 4 Dėshmorėt e 21 janarit

Postuar më: 21/01/2012

Mijëra qytetarë kanë marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Një marshim homazh nën tingujt funebër dhe i udhëhequr nga të rinj që mbanin në duar foto të 4 dëshmorëve të vrarë barbarisht nga Grada e Republikës. Një lumë njerëzish u derdh në bulevard duke iu përgjigjur thirrjes së Partisë Socialiste dhe Opozitës së Bashkuar për të qenë me lule në duar në nderim të dëshmorëve Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda e Faik Myrtaj. Homazhet i ka udhëhequr Kryetari i PS, Edi Rama dhe drejtues të lartë socialist.


Në ceremoninë homazh të zhvilluar sot kanë ishin edhe familjarë të 4 dëshmorëve të cilët shprehën shumë fort dhimbjen e tyre dhe revoltën e tyre për drejtësi. Motra e Aleks Nikës mes lotëve do të thërriste fort në apelin e saj “Shihni kriminelët si vjedhin përditë, po pse vrasin fukarenjtë?!”


Lotë dhe lule, dhimbje dhe heshtje ndër të gjithë ata që u bashkuan në bulevard në kujtim të 4 dëshmorëve.
Qytetarët kanë ndaluar përpara vendit ku janë ekzekutuar katër dëshmorët më 21 janar 2011, kanë vendosur lule dhe janë larguar në mënyrë të heshtur.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy