img
Huaja e re i shton cdo shqiptari borxhin me 100 euro

Postuar më: 15/06/2010

Me anë të një deklarate për mediat, nënkryetari i grupit socialist, Eduard Shalsi,  është shprehur se Sali Berisha ka frikë nga transparenca e ekonomisë, sepse zbardhja e së vërtetës së ekonomisë do tu tregonte qytetarëve se në c’derexhe po e katandis ai ekonominë e financat e vendit. “Kjo hua e re që po planifikon Sali Berisha jo vetëm që i shton një borxh të ri prej 100 eurosh çdo qytetari shqiptar por do të ketë dhe pasoja të tjera jashtëzakonisht negative për ekonominë shqiptare. Në vend që qeveria shqiptare të luajë një rol aktiv në promovimin dhe mbështetjen e kreditimit të biznesit si një parakusht për përballimin e krizës dhe zhvillimin e ekonomisë, Sali Berisha në mënyrë dritëshkurtër po zgjedh t’i heqë këto fonde nga sistemi bankar duke shteruar kësisoj aftësitë kredidhënëse të bankave," theksoi nënkryetari i grupit socialist.



Më poshtë deklarata e plotë e nënkryetarit të grupit të PS, Eduard Shalsi:


 

Nëse ka një fjalë që i kall datën Sali Berishës, kjo është transparenca. Sali Berisha ka frikë nga transparenca e kutive sepse zbardhja e të vërtetës së 28 Qershorit do të provonte atë që në fakt Partia Socialiste dhe opozita shqiptare kanë mëse 9 muaj që e thonë, se zgjedhjet e 28 Qershorit nuk ishin as zgjedhje të lira, e as të ndershme. Por Sali Berisha ka frikë edhe nga transparenca e ekonomisë, sepse zbardhja e së vërtetës së ekonomisë do tu tregonte qytetarëve se në c’derexhe po e katandis ai ekonominë e financat e vendit për herë të dytë në karrierën e tij politike.
Pasi dështoi në mënyrë spektakolare me shitjen e eurobonove në tregjet ndërkombëtare, Sali Berisha po kërkon tani një hua të brendshme, jo për t’ i dhënë një impuls të ri zhvillimit të ekonomisë por thjesht për ta shtyrë në kohë përballjen e pashmangshme të financave publike me humnerën që ka krijuar Saliu e Ridvani me politikat e tyre të papërgjegjshme financiare.
Dështimi për të shitur eurobonot në tregun ndërkombëtar tregon fare qartë se sa e pabesueshme është qeveria shqiptare si huamarrës. Ky fakt provon më së miri se financat publike shqiptare, ndryshe nga sa thotë kryeministri dhe ministri i financave, janë vërtet në ditë të hallit.
Kjo hua e re që po planifikon Sali Berisha jo vetëm që i shton një borxh të ri prej 100 eurosh cdo qytetari shqiptar por do të ketë dhe pasoja të tjera jashtëzakonisht negative për ekonominë shqiptare. Në vend që qeveria shqiptare të luajë një rol aktiv në promovimin dhe mbështetjen e kreditimit të biznesit si një parakusht për përballimin e krizës dhe zhvillimin e ekonomisë, Sali Berisha në mënyrë dritëshkurtër po zgjedh t’i heqë këto fonde nga sistemi bankar duke shteruar kësisoj aftësitë kredidhënëse të bankave.
Biznesit shqiptar sot jo vetëm që i duhet të përballet më efektet e krizës ekonomike që kanë shkaktuar në dy vjet politikat e papërgjegjshme të qeverisë, por gjithashtu i duhet të bëjë llogaritë edhe me konkurrencën e padrejtë e monopoliste të qeverisë shqiptare për fonde. Si gjithnjë nën sundimin e Sali Berishës pasojat e rënda të këtyre veprimeve të papërgjegjshme nuk do t’ i vuajë as kryeministri e as rrethi i tij familjar e politik. Këto pasoja do t’i vuajnë thjesht e vetëm qytetarët shqiptarë.  

      


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy