img
Kapje e shtetit nga monopolet e qeverisė

Postuar më: 28/06/2010

Shqipëria është kthyer në monopol të gazit, naftës dhe të energjisë elektrike. Këtë shqetësim ka ngritur me anë të një deklarate për mediat, nënkryetari i Grupit Socialist Erjon Braçe, i cili tregoi me shifra se Shqipëria është kapur nga korrupsioni.

 

Më poshtë deklarata e plotë për shtyp e nënkryetarit të Grupit Socialist, Erjon Braçe:

 

Sot është 28 qershor, një vit pas !

Rrënimi ekonomik kombëtar, rrënimi ekonomik familjar, janë pasoja direkte e vjedhjes së votës, ngritjen mbi vjedhjen e votës të një pushteti ilegjitim në raport me zgjedhjet, të pa përgjegjshëm në raport me ligjin, të pa kontrolluar në raport me të drejtën e qytetarit, të korruptuar e abuziv kur administron e shpërndan pronën, kontratat qeveritare shumëmilionëshe, ndërhyn dhe vret konkurrencën, favorizon e pasuron klientët politike e familjar.

Sot në Shqipëri nuk ka korrupsion, sot Shqipëria është e kapur! E kanë kapur!

Sot në Shqipëri nuk ka thjesht oligopole e monopole, sot në Shqipëri oligopolet dhe monopolet janë konsoliduar dhe përfitojnë maksimalisht duke rrjepur deri në lëkurën e fundit çdo qytetar !

Më konkretisht, këto janë monopolet dhe kjo është fatura që paguajnë shqiptarët :

-Prodhimi, transmetimi, shpërndarja e shitja e energjisë elektrike janë monopol !  KESH-monopol i Qeverisë, OST-monopol i Qeverisë, OSSH-monopol i Qeverisë dhe një privati të përzgjedhur prej saj !

Çmimi i energjisë elektrike caktohet nga këta, rritet prej tyre për të përfituar maksimalisht! Kjo është arsyeja që qytetarët paguajnë më shtrenjtë energji dhe që nga 1 janari do ta paguajnë edhe më shtrenjtë ! Nuk janë pak, por 600 milion euro të paguara/vit.

-Kërkimi, prodhimi, përpunimi, depozitimi, tregtimi i naftës dhe gazit është monopol dhe oligopol! Qeveria përgjithësisht ka hequr dorë nga kjo pasuri shqiptare dhe e ka lëshuar qëllimisht në duart e disa privatëve, të përzgjedhur politikisht, në mënyrë të korruptuar !

Çmimi i naftës dhe gazit caktohet nga këta, rritet prej tyre për të përfituar maksimalisht ! Kjo pasuri shqiptare llogaritet në mbi 3.5 miliard usd dhe nga kjo Shqipëria po përfiton 0 USD, klientët politik dhe familjet në pushtet  disa qindra miliona. Kjo është arsyeja që qytetarët, gjithnjë, paguajnë më shtrenjtë naftën dhe gazin për konsum të përditshëm. Nuk janë pak, por 800 milion euro të paguara/vit.

- Telefonia, fikse dhe e lëvizshme, është monopol dhe oligopol, i disa privatëve të përzgjedhur politikisht pa garë ose me gara të korruptuara. Qeveria, Albtelekom, AMC, VODAFON, EAGLE, MOBIL 4AL, ndajnë monopolin, oligopolin dhe përfitimet.

Çmimi, tarifa e çdo bisede telefonike caktohet nga këta, ulet minimalisht por dhe rritet për të përfituar maksimalisht. Kjo është arsyeja që qytetarët, çdo ditë, paguajnë më shtrenjtë se mesatarja e vendeve fqinje apo evropiane, çdo tingull, çdo germë, çdo foto brenda një komunikimi që paraja e bën të pamundur. Nuk janë pak, por 550 milion euro të paguara/vit.

- Ndërtimi i rrugëve, shkollave, spitaleve, ujësjellësve e kanalizimeve, është oligopol i disa privatëve ku qeveria dërgon, me gara të korruptuara, paratë publike të taksave të shqiptarëve.

Qeveria ua jep kontratat qeveritare 4-5 kompanive, klientë politikë të saj. Qeveria, ka urdhëruar përqendrimin edhe më të kontratave dhe para tek këta, kur me vendim ka përjashtuar nga tregu dhjetëra kompani që sipas saj nuk kanë realizuar një kontratë të mëparshëm në 70% të vlerës së saj. E gjitha kur ka mbi një vit që nuk i paguan! Ndaj shqiptarët do të paguajnë çdo km  rrugë më shtrenjtë, nga 2-15 milion euro. Nuk janë pak, por 750 milion euro/vit.

- 8 tregje të tjera, i importit të grurit/prodhimit dhe shitjes së miellit për bukë, i duhanit, i çimentos, i transportit ajror, i menaxhimit të aeroporteve, i shërbimit/kolaudimit të automjeteve, i menaxhimit të porteve detare, i pullave fiskale, i ilaçeve të rimbursueshme, makinave që kontrakton Qeveria, janë monopol/oligopol/ pa konkurrencë i disa privatëve, përgjithësisht të zgjedhur nga Qeveria politikisht, në gara të korruptuara ku sërish Qeveria ka pjesën e saj.

Çmimet i caktojnë këta, i rritin këta për të përfituar maksimalisht. Kjo është arsyeja që shqiptarët paguajnë shtrenjtë dhe do paguajnë edhe më shtrenjtë bukën, duhanin,  çimenton, biletat e avionit, taksat e aeroportit, kolaudimin e automjeteve, biletat e taksat e porteve, ilaçet, makinat. Nuk janë pak, por 720 milion euro/vit.

-Tregtimi i bonove të thesarit nuk ka konkurrencë dhe tregu është i përqendruar tek një bankë. BSH dhe Qeveria kanë lejuar këtë gjë duke bërë që çmimi i bonove të thesarit të rritet në mënyrë të pa arsyeshme, për pasojë kostoja e borxhit qeveritar të rritet po aq.

Çmimi i bonove të thesarit caktohet nga këta, pra Banka private, BSH dhe Qeveria, rritet nga këta! Kjo është arsyeja që shqiptarët paguajnë shtrenjtë e do të paguajnë edhe më shtrenjtë për borxhin publik të shtetit, deri në 2 mld usd për tre vite.

Po e mbyll faturën këtu! Janë gati 4 miliard euro që i xhirojnë e përfitojnë monopolet, pra rreth 60 kompani dhe që i paguajnë mbi 3 milion shqiptarë!!!

Kjo është kapja e shtetit! Monopolet po zhvasin çdo shqiptar, po pasurojnë çdo Qeveritar!

Ky është pushteti i tyre, nuk është pushteti i shqiptarëve. Monopolet dhe ekonomia kriminale është arsyeja pse në këtë vend ka krizë politike dhe nuk ka zgjidhje! Këta nuk lejojnë zgjidhje!


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy