img
Kreu i PES: Transparenca, mbėshtesim PS

Postuar më: 31/03/2010

Kryetari i PS, Edi Rama dhe delegacioni i PS që e shoqëron ka zhvilluar një takim me presidentin e PES, Poul Nyrup Rasmussen. Pas takimit presidenti i PES Rasmussen u shpreh për mediat.

Më poshtë deklarata e Rasmussen:

 

“Më lejoni të shprehem qartë. Unë dua të mbështes Partinë Socialiste Shqiptare në kërkesën e saj për të pasur transparencë dhe zbardhjen e plotë të zgjedhjeve të fundit. Kjo është arsyeja përse sot i kam thënë zotit Edi Rama se unë po u bashkohem përpjekjeve për të arritur transparencë të plotë, se edhe unë do të doja t’i shprehja dëshirën time për ngritjen e një Komisioni Hetimor, një komision hetimor të pavarur, i cili të negociohet dhe të pranohet edhe nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Komision i cili mund të përbëhet nga shqiptarë, por edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë të pavarur, ç’ka do të garantonte se ky komision hetimor do të shqyrtonte cdo pikëpyetje, dyshim apo cështje të tjera mbi zgjedhjet e fundit. Transparencë e plotë, Komision Hetimor, le ta mbarojmë këtë punë.”


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy