img
Kryetari i PS, Edi Rama takon zv.ministren e Italisė

Postuar më: 19/01/2012

Në takimin me zonjën Marta Dassu, Zëvendësministre e Punëve të Jashtme të Italisë, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të vendit fqinj për proceset demokratike dhe integrimin e Shqipërisë në strukturat euro-atlantike. 

Duke vënë  në dukje problematikat me të cilat përballet vendi, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, veprimtarinë e institucioneve të pavarura, luftën kundër korrupsionit, etj,  zoti Rama artikuloi qëndrimin e Partisë Socialiste në mbështetje të reformimit të Kodit Elektoral dhe të gjithë reformave të tjera në dobi të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. 

Zëvendësministrja Italiane shprehu mbështetjen  për Shqipërinë në rrugën e integrimit dhe vuri në dukje se për Italinë Shqipëria është një vend i rëndësishëm dhe megjithë problemet që ndeshet aktualisht Bashkimi  Evropian, Italia është në radhë të parë me vendet që janë në favor të procesit të zgjerimit dhe e shikon Ballkanin Perendimor si pjesë të Bashkimit Evropian.


Të pranishëm në këtë takim ishin deputeti Ditmir Bushati, Kryetar i Komisionit për Integrimin Europian dhe deputeti Damian Gjiknuri, Sekretar për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy