img
Mbi 100 mijė tė papunė nė mė pak se njė vit

Postuar më: 20/04/2010

“Zoti Berisha foli për suksese imagjinare pikërisht në ditën kur u provua publikisht se vetëm në tre muajt e fundit 71 mijë vetë kanë humbur vendin e tyre të punës” është shprehur Edi Rama në  deklaratën e sotme për shtyp për të evidentuar krizën që po përhapet si një epidemi vafrëuese në familjet shqiptare. Në fund Rama theksoi se mosinteresimi i Berishës për këtë epidemi është një arsye më shumë për të të dalë në 30 prill e në 1 maj në protestën më të gjatë e më të madhe që një popull mund të bëjë për të ndalur rrënimin e provokuar nga qeveria e vet.


Deklarata e plotë për shtyp e Kryetarit të PS, Edi Rama:


Disa fjalë lidhur me shfaqjen shqetësuese që zoti Berisha dha mbrëmë pas kthimit të tij nga Brukseli.
Ishte një shfaqje shqetësuese sepse tregoi fare qartë se i pari i qeverisë është i fundit njeri i interesuar në këtë vend për të zgjidhur krizën therëse që po prek përditë si një epidemi varfëruese familjet shqiptare.
Zoti Berisha foli për suksese imagjinare pikërisht në ditën kur u provua publikisht se vetëm në tre muajt e fundit 71 mijë vetë kanë humbur vendin e tyre të punës.
80 mijë vende pune premtoi zoti Berisha kur kërkoi votën e shqiptarëve dhe pasi u grabiti votën ka nxjerrë në rrugën e papunësisë mbi 100 mijë njerëz në më pak se një vit.
Zoti Berisha u tha se nuk e mori vesh në Bruksel se kur do të liberalizohen vizat për shqiptarët dhe këtë ai e quan një vizitë të suksesshme, ndërkohë që deri para pak javësh i siguronte njerëzit se këtë verë do të dilnin nga kufijtë pa viza.
Mesa duket edhe një gjashtëmujor tjetër po digjet pa heqje vizash, sepse ky pushtet që i ka vënë vizën parimeve e vlerave më elementare të qeverisjes në demokraci, nuk është në gjendje t’u ofrojë njerëzve asgjë më shumë sesa zhgënjim, ndërkohë që duke i gënjyer papushim vijon të rrijë në këmbë për të grabitur sa të mundet, ku të mundet e çfarë të mundet.
Zoti Berisha jo vetëm u vodhi votën shqiptarëve, por nën pushtetin e votës së vjedhur njerëzit po humbasin përditë vende pune duke paguar përditë e më shtrenjtë ushqimin, dritat, ujin, ilaçet. Kurse qeveria u tregon përditë gënjeshtra e përralla tallëse për rritje spektakolare ekonomike dhe mrekullira ekonomike planetare, të cilave njerëzit duhet e do t’u përgjigjen me protesta të përshkallëzuara deri në 30 prill e më tutje.
Ndërkohë që tanimë u provua zyrtarisht, mbështetur mbi dokumentat e Bankës së Shqipërisë, se rritja ekonomike e vitit 2009 ka qenë jo më shumë se 0%, se rritja e papunësisë është një tendencë e pandalshme shkatërruese për ekonominë e familjeve të pambrojtura dhe se investimet publike apo private janë në rënie të vazhdueshme, s’ka asnjë pikë dyshimi se ky vit është ekonomikisht edhe më i keq se i shkuari.
Kjo e keqe i ka rrënjët tek kutitë e mbyllura të votimit dhe fajtori i vetëm për këtë gjendje alarmante të demokracisë e të ekonomisë së vendit është keqqeverisja që duhet ndalur me çdo kusht. Protestat janë mjeti që populli ka në dorë për të zmbrapsur fuqinë abuzive të një qeverie të pushtetarëve që kërrus përditë kurrizin e qytetarëve me korrupsion e varfërim.
 
30 prilli do të jetë dita kulmore e protestave të përditshme që po zhvillohen kudo për hapjen e kutive të krimit elektoral dhe 1 maji do të gdhijë si dita e betejës qytetare për nxjerrjen e ekonomisë së vendit nga kutia e një krize që e thellojnë përditë pushtetarët dhe e paguajnë në fund të çdo muaji qytetarët.
Shfaqja shqetësuese e zotit Berisha mbrëmë është një arsye më shumë për të dalë në 30 prill e në 1 maj në protestën më të gjatë e më të madhe që një popull mund të bëjë për të ndalur rrënimin e provokuar nga qeveria e vet.
 
 
Pyetje: Z. Rama keni ndonjë koment për deklaratat e kryeministrit në lidhje me takimin në Vjenë, me ish-kryeministrin Nano?
 

Vetëm ju për arsye të shitjes së lajmit dhe gazetës mund të gjeni diçka të re në këtë, për mua nuk ka asnjë gjë të re.
 
Pyetje: Fakti që ju protestoni dhe zoti Berisha dhe Nano hanë darkë në Vjenë, cfarë tregon?
 

Është shprehje e faktit që në Vjenë nuk ka krizë.
 


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy