img
Meksi: Buxheti i 2010, kosto e shtuar e borxhit publik

Postuar më: 26/11/2009

Kriza politike që u shfaq pas cenimit të standarteve në zgjedhjet e qershorit,për fat të keq po shoqërohet  me një performancë të ulet të rritjes së të ardhurave buxhetore vecanërisht të ardhurat nga tatimet e doganat;
Të ardhurat buxhetore gjatë 10 muajve të këtij viti rezultojnë me një mosrealizim prej 20-24 miliardë lekësh  ndaj buxhetit fillestar. Ndërsa buxheti i vitit të ardhshëm i miratuar në parim e fillon ecurinë e tij me një deficitit   në të ardhura 15-16 miliard lekë më pak,duke u krahasuar jo me buxhetin e rishikuar 326 miliard lekë,por me atë në fund të vitit prej 310 miliard lekë. Kjo vërteton atë që ne kemi paralajmëruar me kohë për një programim të fryrë jorealist të të ardhurave pa vlerësuar efektet e krizës,me qëllim për të justifikuar shpenzimet marramandëse elektorale dhe manipulimin e deficitit buxhetor. Pra, të ardhurat buxhetore nuk u rritën në 2009  sic u deklarua nga qeveria një vit më parë me 15%,as me 12,5 % sic kjo rritje u korrigjua një muaj më parë,por vetëm 4,7%,dhe kjo kryesisht prej rritjes se cmimeve.
Ne sot bëjmë përgjegjëse qeverinë që fshehu situatën reale para zgjedhjeve dhe vazhdon të fshehë dhe manipulojë këtë situatë edhe tani me miratimin e buxhetit. Ndërsa përsëri  mazhoranca deklaron njëzëri si në media dhe në Kuvend: që ky është buxheti më i mirë.
Ne i përmbahemi mendimit se në një ekonomi tregu, është tregu  dhe ecuria e tij, ajo që përcakton zhvillimin dhe rritmet e rritjes, kurse Qeveria me politikën e saj mund ta nxitë atë, ashtu sic mund ta frenojë me politika të gabuara dhe jo realiste sic po ndodh në Shqipëri.
Prandaj ne mendojmë se keqpërdorimi elektoral i buxhetit për vitin 2009, si dhe buxheti euforik i 2010 është kthyer  dhe po kthehet në një faktor që po agravon më tej situatën makroekonomike të vendit, që vetëm mazhoranca nuk do ta shohë.
Buxheti euforik i miratuar në parim i  vitit 2010 nuk është as realist as i realizueshëm
Mosmbajtja parasysh e realitetit dhe mos reflektimi i sugjerimeve të FMN, dhe atyre të bisnesit në hartimin dhe miratimin e buxhetit të ashtuquajtur historik e ambicioz, përbën një shqetësim jo vetëm për opozitën, por për mbarë opinionin publik. Akoma më shqetësues është fakti që Qeveria dhe mazhoranca parlamentare  nuk po reflektojnë jo vetëm ndaj apelit të përsëritur të opozitës për realizëm dhe maturi me buxhetin, por  as ndaj apelit të Bankës së Shqipërisë.
Pretendimeve të verbëra të qeverisë ndaj efekteve të krizës, nuk i shpëtoi as ministri i ekonomisë, që ndryshe nga sa pretendonte dikur nuk dha asnjë kontribut, po u bë pjesë e përgjegjësisë në koston që po i shkakton maxhoranca ekonomisë së vendit.
Ne paralajmërojmë se për të përballuar  këtë realitet të hidhur qeveria ka për të ndjekur përsëri rrugë të gabuara që do shoqërohet si dhe ka ndodhur deri tani më:
§    Qëndrim arbitrar ndaj biznesit që po shfaqet në mbledhje brutale të të ardhurave duke përkeqësuar tej mase marrëdheniet tashmë të këqija me biznesin
§    Një ndryshim tjetër, i tretë, të buxhetit të vitit 2009 që do rezultojë në ulje të mëtejshme të nivelit të të ardhurave. Duke demostruar edhe njëherë paaftësi në parashikimet e zhvillimeve ekonomike, dhe shtrembërim të ekuilibrave makroekonomik
Mungesës së likuiditetit dhe nivelit të ulët të kredidhënies nga sistemi ynë bankar, vecanërisht në gjashtëmujorin e dytë po i shtohet dhe ulja e ofertës e sektorit publik. Nëse në gjashtëmujorin e parë për arsye elektorale u realizuan 48,5miliard lekë investime kapitale, në 2 muajt e fundit ato u realizuan  8.2 miliard lekë ose thuajse aq sa është realizuar për një muaj në 6 mujorin paraelektoral. Ulja e të ardhurave buxhetore e ka detyruar qeverinë të reduktojë shpenzimet buxhetore për pjesën e mbetur të vitit. Kjo është shoqëruar – në shumë raste - me mosfinancim  dhe për rrjedhojë me vështirësi të përfundimit të projekteve për kontratat e nënshkruara. Kjo rënie e ofertës publike për investime do ketë ndikime në rënien ritmit e rritjes ekonomike në tremujorin e katërt të këtij viti, por edhe në vitin e ardhshëm.
Në mënyrë të përsëritur kemi paralajmëruar qeverinë për të parashikuar me kujdes efektet e krizës globale në rritjen ekonomike, për të evituar mosrealizimet me qëllim për të ruajtur ekuilibret makroekonomike, por pa sukses, sepse ajo vazhdoi rrugën e saj me kokëfortësi dhe megallomani si “fanar ndricues në Europë”
Ne kemi denoncuar dhe vazhdojmë të denoncojmë maxhorancën për manipulime të shifrave të rritjes ekonomike apo PBB, sepse ky veprim manipulon, pra paraqet në mënyrë të shtrembër, gjithë treguesit e tjerë të lidhur me të, duke shtrembëruar ekuilibrat makroekonomik.
Ne kemi denoncuar këtë politikë që ka sjellë rritjen e kostos së borxhit që thellohet dukshëm në buxhetin e vitit 2010
Ne theksojmë se kjo është alternativa  fiskale–buxhetore e PD, e cila është krejt e ndryshme  nga ajo socialiste.
Ndërsa interesat e shërbimit të borxhit në vitin 2000 ishin 29.6 miliard lekë ato u ulën në 26 miliard lekë në vitin 2005 ose 3.6 miliard lekë më pak. E kundërta ka ndodhur me qeverisjen aktuale të PD, ku vetëm pagesa për interesat është rritur nga 26 miliard lekë në vitin 2005, në 36 miliard lekë në vitin 2009 duke arritur 43.5 miliard lekë në vitin 2010. Në 2010 shpenzimet e buxhetit për shërbimin e borxhit shkojnë në 53.2 miliard lekë ose 10 miliard lekë
Prandaj kostoja shtesë e borxhit është “arritje “ e politikës fiskale ekspasioniste të trubetuar nga maxhoranca aktuale.
Kjo politikë ka sjellë kosto sociale për shqiptarët, që është reflektuar në zhvlerësimin e lekut si një taksë e fshehtë që ka sjellë ritjen e cmimeve, rënien e fuqisë blerëse, vështirësi në shlyerjen e kredive në valutë etj
Ndërkaq sipas buxhetit të 2010 rritja e pensioneve do jetë vetëm 3 miliard lekë,ose me një ritëm rritje prej 5 përqind. Kjo rritje modeste është krejtësisht e pamjaftueshme  në kushtet kur kërkohet të rritet cmimi i energjisë elektrike në masën mbi 23 %  dhe nuk do të shërbejë as për përballimin e inflacionit që do rezultojë nga rritja e cmimit të energjisë elektrike dhe cmimeve të tjera si pasojë e kësaj të fundit.
Për këtë arsye në mendojmë se indeksi i inflacionit dhe deflatorit i parashikuar për 2010 nuk është realist po të kemi parasysh kursin e këmbimit të lekut, vetëm sot niveli aktual i kursit të këmbimit është 138 lekë i euro, kurse sipas buxhetit 2010 niveli mesatar është parashikuar 130 lekë
Si përfundim ne e konsiderojmë politikën fiskale-buxhetore të PD, si politikë euforike dhe papërgjegjësi që po paguhet nga shqiptarët, prandaj kërkojmë llogaritje të saktë të inflacionit si dhe të efektit të rritjes së cmimit të energjisë elektrike.
Ashtu sic u konfirmua në seancën dëgjimore të ERE, Qeveria që e papregatitur për të kalkuluar koston financiare dhe sociale që shtohen nga rritja e pritshme e cmimit të energjisë elektrike për vitin 2010,pasi ajo duhet të merrte masa për kompensimin e plotë të shtresave në nevojë. Shuman ë buxhet e pretenduar nga qeveria është e pamjaftueshme për këtë kompesim.
Ndërkaq  kërkesa për rritje të cmimit nga ana e KESH dhe OST në varësi të Ministrisë të ekonomisë, krahas kërkesës së OSSH, si operator privat, tregon që dhe vetë Qeveria është për rritjen e cmimit të energjisë elektrike kundrejt mohimit të ktij fakti prej përfaqësuesve të saj. Ne mendojmë se kjo kërkesë   sic u konfirmua në seancën dëgjimore të ERE, është e paargumentuar dhe sugjerojmë që të merren në konsideratë argumentat e Avokatit të Popullit, shoqatat e konsumatorëve dhe sindikatat e punonjësve. Alternativa e propozuar jo vetëm rëndon para së gjithash shtresat e varfëra, por ne mendojmë se situata ekonomike e vendit dhe gjendja hidrike e prodhimit të energjisë elektrike nuk e bëjnë imperative ndryshimin e cmimit.
Ne kërkojmë se në cdo rast, rritja e cmimit të energjisë elektrike, duhet të shoqërohet me një indeksim të të ardhurave për pensionistët, familjet e varfëra dhe ato me të ardhura të ulta,   familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike dhe të papunë mënjeherë me rritjen e cmimit të energjisë, për të vazhduar me rritjen tjetër në korrik për të kompensuar nivelin vjetor të inflacionit.





Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy