Postuar më: 21/01/2012
Në mëngjesin e këtij 21 janari Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka bërë një ftesë për të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e homazheve për 4 dëshmorët e 21 janarit. Edi Rama ka ftuar gjithë ata qytetarë që ndodhen në Tiranë dhe e ndjejnë nevojën për drejtësi ti bashkohen këtij homazhi.
Kryetari Rama shkroi në Twitter: “ Homazhe për dëshmorët e 21 janarit. Kush prej jush është në Tiranë dhe ndjen nevojën për drejtësi le të vijë me një lule në bulevard.







