img
Ne gati pėr zgjidhje, kompromisi nė tavolinė

Postuar më: 25/05/2010


Kryesocialisti Edi Rama u shpreh sot gjatë një deklarate për shtyp, se opozita është e gatshme të kontribuojë për zgjidhjen e krizës, duke i bërë njëkohësisht apel qeverisë të veprojë sa nuk është vonë pasi zgjidhja ekziston dhe është mbi tavolinë.  
“Zgjidhja e kompromisit është në tavolinë si shprehje e vullnetit tonë të mirë dhe e vetëdijes sonë politike e qytetare për nevojën e madhe që ka Shqipëria sot për t’u çliruar nga pesha e krizës së mungesës së transparencës”, u shpreh Rama.
Kreu i PS, nënvizoi gjithashtu se ndan shqetësimin e njëjtë me ambasadorin John withers për çështjen e krizës që ka kapur vendin. “Ndaj me të bindjen se kriza e thellë ku zhytet çdo ditë Shqipëria kërkon zgjidhje dhe opozita është e gatshme të japë zgjidhjen e duhur, duke bërë kompromisin e duhur, por pa cënuar transparencën e në respekt të Kushtetutës.”


Më poshtë fjala e plotë e Kryetarit të PS, Edi Rama:


Dua të përshëndes e njëkohësisht të falënderoj përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara, ambasadorin Withers, për fjalët e shkoqura që tha publikisht dje duke ngritur shqetësime të mëdha.
 
Ndaj me të bindjen se kriza e thellë ku zhytet çdo ditë Shqipëria kërkon zgjidhje dhe opozita është e gatshme të japë zgjidhjen e duhur, duke bërë kompromisin e duhur, por pa cënuar transparencën e në respekt të Kushtetutës.
 
Shqipëria nuk mund të tërhiqet më zvarrë në hullinë e një krize politike e institucionale, e cila i ka rrënjët tek kutitë e mbyllura të 28 qershorit të shkuar dhe, teksa po vjen qershori i ri, mbetet e pazgjidhur duke rënduar gjendjen e demokracisë, drejtësisë, ekonomisë së vendit.
 
Ndajmë me qeverinë e Shteteve të Bashkuara shqetësimin e jashtëzakonshëm për gjendjen e drejtësisë në vend.
 
Degradimi në vijimësi i sistemit të drejtësisë dhe përpjekja konstante e pushtetit aktual për t’ia nënshtruar drejtësinë interesave te veta, u shpreh në një formë jashtëzakonisht shqetësuese edhe përmes rrëzimit në parlament të kandidaturës së konstitucionalistit të njohur, zotit Vangjel Kosta, i propozuar nga Presidenti i Republikës për anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
 
Ky ishte një rrëzim për motive të errëta dhe në kundërshtim të plotë me frymën e transparencës e të kushtetutshmërisë, e cila po i mungon vendit përditë e më shumë në këtë kohë krize të thellë.
 
Unë i ndaj pa asnjë ngurrim me zotin Withers, një për një, motivet e shqetësimit të madh për arsyet e kuptueshme dhe mënyrën e pa aprovueshme që çuan në rrëzimin e kësaj kandidature të spikatur.
 
Edhe më e rëndë është kjo ndodhi në një moment kaq të papërshtatshëm sa ç’është kjo periudhë shume delikate për Shqipërinë, kur duhet reflektim serioz jo arrogancë provinciale, frymë dialogu e kompromisi jo qasje destruktive e akte brutale, zgjidhje e jo thellim i krizës.
 
Ky është momenti kur veçanërisht qeveria duhet të lërë mënjanë kokëfortësinë e t’i hapë rrugë transparencës, sepse askujt nuk i intereson që kriza qeverisëse të thellohet në dëm të stabilitetit institucional të vendit duke thelluar krizën e ekuilibrave tejet të cënuar të pushteteve kushtetues të Republikës sonë dhe duke ndikuar drejtpërdrejtë në thellimin e krizës ekonomike të këtij vendi.
 
Kjo krizë që ka shqetësuar seriozisht të gjithë miqtë e partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë dhe ka nxitur së fundmi reagimin alarmant të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, edhe për shkak të shprehjes brutale të mungesës së vullnetit të mirë në rastin e votimit për Gjykatën Kushtetuese, duhet të marrë fund një orë e më parë.
 
Zgjidhja e kompromisit është në tavolinë si shprehje e vullnetit tonë të mirë dhe e vetëdijes sonë politike e qytetare për nevojën e madhe që ka Shqipëria sot për t’u çliruar nga pesha e krizës së mungesës së transparencës.
 
Ne jemi gati për zgjidhjen, pala tjetër s’ka pse fshihet pas alibive që tanimë janë rrëzuar dhe as duhet ta vonojë pranimin e zgjidhjes duke u faturuar shqiptarëve pasoja krejt të pamerituara e duke shtuar peshën e krizës në kurriz të interesave të vendit dhe me pasoja të pallogaritshme në rrugën e integrimit evropian.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy