img
Nuk lejojmė qė SHISH tė merret peng

Postuar më: 05/02/2010


Partia Socialiste denoncoi sot publikisht Kryeministrin Sali Berisha, i cili kërkon të rimarrë kontrollin e shërbimit sekret, për të rifilluar përndjekjen e opozitës. Deputeti Eduard Shalsi, tha për mediat, se  Sali Berishës i duhet tani një shërbim sekret, për të mos lejuar që opozitarët e këtij regjimi arrogant të nxjerrin në dritë të zezat e keqqeverisjes të familjes në pushtet.

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e Deputetit Eduard Shalsi:

Sali Berisha ka hedhur në treg produktin më të rrezikshëm të politikës së tij të vjetër, të ashtuquajturin projekt për reformimin e shërbimit sekret shqiptar që s'është gjë tjetër vecse deformimi nga e para i një shërbimi fatmirësisht të depolitizuar vite më parë.
 
Sali Berisha kërkon të rimarrë kontrollin e shërbimit sekret për të rifilluar përndjekjen e opozitës duke rënduar kësisoj edhe më shumë problematikën e lirive e të drejtave të njeriut.
 
Sali Berishës i duhet tani një shërbim sekret për të mos lejuar që opozitarët e këtij regjimi arrogant dhe injorant, të nxjerrin në dritë të zezat e keqqeverisjes e të babëzisë së familjes në pushtet.
 
Ne nuk do ta lejojmë kurrë që edhe shërbimi sekret shqiptar të merret peng në zyrën e Saliut, siç janë marrë peng kutitë e votimit të 28 qershorit.
 
I bëjmë apel zotërisë që sundon Shqipërinë me vota të grabitura që të tërhiqet publikisht nga plani i tij ogurzi për asgjësimin e pavarësisë së shërbimit sekret.
Ndryshe bashkë me kutitë ky do të bëhet  - një kusht më shumë për kthimin e opozitës në parlament dhe - një arsye më shumë për protestat tona, në rast se dialogu nuk jep rezultat.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

Qėllimisht partia nuk ėshtė as kryefjala dhe as fjalėkyēi i kėtij teksti tė hapur, por vetėm njė pjesė e rėndėsishme e tij. Sepse ne besojmė qė vizioni ynė europian nuk ėshtė i yni...
PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy