img
Opozita: Tė shtunėn ftojmė shqiptarėt nė homazhet e 21 janarit

Postuar më: 19/01/2012

Kryetari Edi Rama ka mbledhur në orët e para të ditës liderët e partive të mëdha të koalicionit opozitar. Edi Rama ka diskutuar me aleatët e Partisë Socialiste në një takim të zhvilluar në selinë rozë për përkujtimin e ngjarjes tragjike të 21 janarit dhe për mbajtjen e homazheve të shtunën në orën 11.00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Një vit më parë në 21 janar humbën jetën 4 dëshmorë, Hekuran Deda, Faik Myrtaj, Ziver Veizi e Aleks Nika të vrarë nga plumbat e qeverisë vetëm e vetëm sepse protestuan kundër pushtetit të Berishës. Kjo ngjarje e dhimbshme në historinë e vendit ka shënuar me njollë turpi demokracinë shqiptare, ndaj partitë e koalicionit opozitar kanë kërkuar që drejtësia të thotë sa më parë fjalën e saj për këtë ngjarje tragjike, ku u vranë 4 protestues paqësorë me duar në xhepa.

Takimi i Kryetarit të PS me krerët e partive aleate të PS ka zgjatur më shumë se një orë.

Pas takimit koordinatori i opozitës Preç Zogaj tregoi më shumë detaje për mediat duke iu përgjigjur interesit të tyre:  “Sot partitë e Opozitës së Bashkuar u mblodhën për 21 janarin. Do të organizojmë një homazh ditën e shtunë për të kujtuar 4 protestuesit e vrarë një vit më parë Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikën. Ftojmë qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë që të marrin pjesë në këtë homazh në mënyrë që me praninë e tyre të mbështesin dhe të nxisin zbardhjen e kësaj tragjedie nga ana e Prokurorisë, vendosjen e drejtësisë, shlyerjen e kësaj njolle historike në trupin e demokracisë shqiptare. Me këtë rast në emër të partive të opozitës dëshiroj të përshëndes edhe njëherë qëndrimin e djeshëm të trojkës së ambasadorëve, të cilët i quajtën të pafalshme vrasjet e 4 qytetarëve. Dhe ashtu është, të pafalshme qenë dhe presim me padurim që drejtësia të thotë fjalën e saj për këto vrasje tragjike.”


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy