Postuar më: 31/01/2010
Në një komunikim me mediat deputeti i PS, Pirro Lutaj ka ngritur shqteë simin pë r pasigurinë e jetë s në vend. Lutaj në konferencë n pë r shtyp tha se pavarë sisht se Berisha i shet dë shtimet si suksese, Drejtori i Pë rgjithshë m i Policisë në analizë n një vjecare, fsheh disa nga statistikat e krimit. Lutaj tha se jo vetë m rritja e numrit të krimit të vrasjeve ë shtë alarmante por edhe vjedhjet e qytetarë ve në banesa, në rrugë , apo në biznes ë shtë një shqetë sim që rritet ditë pas dite, dhe policia ë shtë e paaftë pë r tu pë rballur.
Më poshtë deklarata e deputetit të PS, Pirro Lutaj:
Kjo javë ka qenë alarmante sa i përket sigurisë së shtetasve. Ironikisht vetëm në fillim të saj Berisha u shiti shqiptarëve dështimet e policisë si suksese të Qeverisë së tij. Dhe ditët që pasuan shënuan një bilanc lufte në humbjet e jetës së shtetasve.
PS rithekson me forcë se është rritur pasiguria e jetës. Ky fenomen është shqetësues, për cdo shqiptar që e sheh ditë pas dite se sa pak vlen jeta e tij, pikërisht nga mungesa e sigurisë në vend.
Dy vrasje në tre ditë me nga tre viktima sejcila, tregojnë më së miri, se propoganda qeveritare është abuzuese dhe e paqartë në filozofinë e sigurimit të rendit dhe të qetë sisë në vend.
Servirja publike e uljes së krimit të vrasjes ë shtë një abuzim skandaloz i qeverisjes së sotme. Niveli i kriminalitetit nuk mund të matet kurrsesi vetë m me një krim. Po ë shtë të rë sia e veprave penale që ndodhin në një territor gjatë një periudhë të caktuar kohore, që e pë rcaktojnë kë të .
Shifrat e kriminalitetit sipas statistikave që ka demonstruar vetë Policia e Shtetit, janë alarmante, dhe nuk japin aspak tabllo optimiste të situatës së sigurisë në vend.
Kështu, nëse do ti referohemi statistikave zyrtare të Policisë, vihet re se krimi është në rritje dhe i pakontrolluar gjatë qeverisjes së kë saj mazhorance.
Rritja e kriminalitetit ë shtë gati 1200 vepra penale pë r cdo vit, cka flet vetë për një situatë alarmante dhe mosplotësim të standarteve që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë në vend.
Në analizën e punës së Policisë së Shtetit për vitin 2009, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë fshehu për herë të parë dhe jo rastësisht, statistikën e krimeve kundër pronës.
Ky është një rast i paprecedent, por që ka një shpjegim. Numri i këtyre krimeve është në rritje skandaloze, ndërkohë që fuqia zbuluese për këtë figurë krimi është më e ulëta histroikisht, vetëm 45 %.
Shqetësuese për qytetarët janë bërë dhe vjedhjet e shumta të banesave, të qytetarëve në rrugë , të bizneseve, të cilat shumë shpesh mbeten të pazbuluara.
Shume faktorë e favorizojnë kriminalitetin në vendin tonë të cilë t e kanë zanafillën në politikën e ndjekur këto vite të fundit me kuadrot e policisë.
Janë hedhur në rrugë rreth 2600 punonjës policie të specializuar, të trajnuar brenda dhe jashtë vendit, të cilët janë zëvendësuar me militantë partie.






