Postuar më: 29/01/2012
Kryetari Edi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e palës tjetër për bashkëpunim mes Partisë Socialiste dhe Prokurores së Përgjithshme.
“Këshilli i Ministrave vijoi sot ndaj Prokurores me sharjet turpëruese për Shqipërinë! Provat e hetimit janë gozhduese, kurse sharjet provojnë pse duhet ndryshim” ka shkruar Rama në faqen e tij zyrtare në Twitter.
Më herët lideri i opozitës përmes një mesazhi tregoi se pyetja e parë që i kishin bërë shqiptarët në Athinë ishte: “Si mundet t'ia hapë dyert BE një vendi ku Kryeministri shan për turp Prokurorin e Përgjithshëm?”
Edi Rama nga Lugina e Preshevës dje, sot vazhdon gjendet për një vizitë pune në kryeqytetin grek Athinë, por ndjek çdo zhvillim politik në vend.







