Postuar më: 25/12/2009
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, me rastin e festës së Krishtlindjeve zhvilloi të premten në mesditë një vizitë në Selinë e Kishës Ortodokse Autoqefale, ku u prit nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos.
Pas vizitës në Selinë e Kishës Ortodokse në Tiranë, Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një prononcim për mediat u uroi të gjithëve besimtarëve gëzuar Krishtlindjet, duke u përqendruar në urimin e tij tek ata të cilët këto festa i gjejnë në sakrifica: “Ju uroj të gjithëve Gëzuar Krishtlindjet!
Mbi të gjitha dua që ky urim t’ju shkojë të gjitha familjeve shqiptare që në këtë fundviti përballen me një krizë e cila ka nevojë për durim, ka nevojë për mundim, ka nevojë për sakrifica të veçanta, që unë uroj dhe shpresoj që nuk do të vazhdojnë për një kohë të gjatë”






