img
Qeveria asfikson vendorėt

Postuar më: 29/06/2010

Nënkryetari i Grupit Socialist Eduard Shalsi ka ngritur shqetësimin për dhunimin sistematik që qeveria e Sali Berishës po i bën pushtetit vendor dhe demokracisë vendore. Sjellja e Sali Berishës ndaj bashkive dhe komunave në përgjithësi, por sidomos vendimet e marra kundër bashkive kryesore, dëshmojnë se urrejtja dhe hakmarrja politike janë boshti mbi të cilin mbështetet e gjithë veprimtaria e qeverisë. “Berisha ka zgjedhur vetëm një rrugë, atë të pengimit, bllokimit, atrofizimit me çdo kusht dhe vrasjes së autonomisë vendore”, është shprehur Shalsi.


Më poshtë deklarata e plotë e deputetit Eduard Shalsi:


Prej kohësh kemi ngritur zërin kundër dhunimit sistematik që qeveria e Sali Berishës po i bën  pushtetit vendor dhe demokracisë vendorë. Ndërkohë që raportet e Qeverisjes kombëtare me qeverisjen vendore janë një test që dëshmon për shkallën e zhvillimin demokratik të një vendi.
Ndërkohë që Qeverisja vendore është një element thelbësor për çdo shoqëri demokratike. Ndërkohë që nuk mund të ketë demokraci të vërtetë pa demokraci vendore.

Sali Berisha ka zgjedhur një rrugë, të vetmen që ai di : atë të pengimit, bllokimit, atrofizimit me çdo kusht dhe vrasjes së autonomisë vendore. Sjellja e Sali Berishës ndaj bashkive dhe komunave në përgjithësi, por sidomos vendimet e marra kundër bashkive kryesore, dëshmojnë se urrejtja dhe hakmarrja politike janë boshti mbi të cilin mbështetet e gjithë veprimtaria e qeverisë.

Vazhdojmë të jemi të fundit në rajon përsa i përket treguesve që shprehin shkallën e decentralizimit fiskal, një pjesë e konsiderueshme e grantit të pushtetit vendor për vitin 2010 do të ndahet përsëri sipas oreksit të qeverisë duke iu shmangur aplikimit të formulës që garanton barazinë dhe ndarje të drejtë midis njësive vendore.

Transferta e pakushtëzuar që kanë marrë bashkitë/komunat për vitin 2010, është 20% më pak se ajo e viti 2005. Një numër i madh vendimesh qeverie kanë ndërhyrë në mënyrë arbitrare në përcaktimin e taksave dhe tarifave vendore, duke reduktuar në mënyrë të ndjeshme të ardhurat vendore. Dhe Sali Berisha flet për pushtetin vendor. Fjalë fjalë dhe vetëm fjalë. Ajo që bën është krejtësisht e kundërta e atyre që thotë.
Uzurpon kompetencat dhe grabit autonomi fiskale. Sjellje adoleshenteske të prefektëve, prononcime të papërgjegjshme të përfaqësuesve të maxhorancës, këshilla bashkiakë që mblidhen në funksion të partive dhe jo qytetarëve. Kjo është panorama e vërtetë dhe e vajtueshme e pushtetit vendor në Shqipëri. Deklaron për rritjen e taksës së reklamës nga Bashkia e Tiranës ndërkohë që është Sali Berisha vetë ai që në 29 shtator të vitit të kaluar katërfishoi taksën e reklamës, dhe kjo lehtësisht e verifikueshme.
Por nëse deri më tani pushteti i Sali Berishës ka tentuar të bllokojë buxhetet e njësive vendore kryesore për motive të pastra politike nga dita e djeshme marrëzia dhe papërgjegjshmëria e Sali Berishës ka arritur kulmin duke u bërë thirrje qytetarëve të mos paguajnë taksat dhe tarifat lokale.

Ai që duhet të ishte garanti i ligjit është kthyer në shkelësin e ligjit.

Ai që duhet të ishte garantuesi i autonomisë vendore është kthyer në vrasësin e kësaj autonomie.

Ai që duhet të ishte katalizatori i ekonomisë së vendit është bërë sot as më shumë  e as më pak por fajtori dhe përgjegjësi i parë dhe i vetëm i krizës ekonomike, rritjes së varfërisë e papunësisë, gogoli i bizneseve të vogla e të mëdha, të huaja dhe vendase që mendon vetëm për fitimin personal në kurriz të kujtdo që ndershmërisht kërkon të konkurrojë në ekonominë e tregut. I gjithë faji është i këtij personi me emrin Sali Berisha.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy