img
Qeveria i ka ngarkuar ēdo familjeje 10 mijė $ borxh

Postuar më: 20/04/2010

Ka qenë pikërisht ekomomia, sektori i borxheve publike, kryefjala e deklaratës për shtyp që mbajti para mediave deputeti i Parisë Socialiste, Arben Ahmetaj. Borxhi publik i vendit në fund të vitit 2009 ka arritur në vlerën 6,6 miliardë dollarë, kjo nënkupton që çdo shqiptar në datën 1 janar është gdhirë me një borxh prej mbi 2000 dollarë. “Makutëria e këtij pushteti nuk mjaftohet me kaq, edhe 38 mijë fëmijët e lindur në vitin 2009 i ka ngarkuar më një borxh prej 2000 dollarësh secili”,- ka thënë Ahmetaj, duke shtuar se janë këto arsyet që në 30 prill shqiptarët duhet të protestojnë masivisht.

Deklarata e plotë për shtyp e deputetit të PS, Arben Ahmetaj
:


 Borxhi i publik i vendit ka arritur në fund të vitit 2009 në vlerën 6.6 miliardë dollarë, e thënë ndryshe, çdo familje në datën një janar 2010 është gdhirë më një një borxh prej 8,700 dollarë, ndërsa çdo shqiptar në datën 1 janar është gdhirë me një borxh prej mbi 2000 dollarë. Makutëria e këtij pushteti nuk mjaftohet me kaq, edhe 38 mijë fëmijët e lindur në vitin 2009 i ka ngarkuar më një borxh prej 2000 dollarësh secili.  
Rritja e borxhit është sa pesëfishi i rritjes së pensioneve e rrogave. Për ta thjeshtuar nëse rritja e pagës për një shqiptar është 2000 mijë lekë, rritja e borxhit është prej 10.000 lekësh.
Sipas pritshmërive të qeverisë borxhi do të vazhdojë të rritet edhe këtë vit, ku çdo shqiptari do t’i shtohen 300 dollarë më shumë borxh duke e çuar borxhin në  fund të këtij viti për çdo familje prej katër vetësh në 10 mijë dollarë.
Kjo tragjedi buxhetore vazhdon të përkeqësohet përditë, ndërsa qeveria po shpenzon gjithmonë më shumë nga sa arrin të mbledhë të ardhura nga taksat. Qeveria refuzon të kuptojë ndryshimin mes Shqipërisë reale dhe asaj virtuale. Në Shqipërinë reale çdo shqiptar është sot i rënduar nga rritja e çmimeve të ushqimeve, rritja e faturave të energjisë e ujit, nga rritja e papunësisë, nga frika dhe pasiguria e përditshme e humbjes së vendit të punës.  Ndërsa e dimë mirë se 10 mijë dollarë borxh për familjen Berisha nuk janë asgjë, ato janë një barrë e papërballueshme për çdo familje tjetër, të cilave po u bëhet çdo ditë e pamundur mbijetesa.
Këto janë arsyet përse në datën 30 Prill shqiptarët do të protestojnë masivisht kundër një qeverie që në 28 Qershor ju vodhi votat. Do të protestojnë kundër një pushteti, i cili sot po rrënon jo vetëm ekonominë e vendit, por edhe ekonominë e çdo familjeje shqiptare.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy