img
Qeveria nė panikun e krizės ekonomike

Postuar më: 18/06/2010

Në konferencën e sotme të shtypit, Nënkryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Ilir Beqja, ka vënë edhe njëher theksin tek gjendja e rëndë ekonomike që po përjeton vendi. Sot individët jetojnë më keq se një vit më parë, bizneset e vogla dhe të mëdha po falimentojnë dhe Banka Botërore deklaron se janë rritur taksat e rryshfetit dhe të kohës. Ndërkohë që Sali Berisha vazhdon të thotë që vendi ka një rritje ekonomike, të dhënat tregojnë krejt të kundërtën, e xhepat e qytetarëve sa vijnë e mbeten akoma më bosh. Ai është shprehur edhe për shitjen e Hotel Dajtit, duke e konsideruar këtë vendim të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë thjesht një noterizim të vendimit të marrë ditë më parë nga qeveria.

 

Më poshtë deklarata e plotë e deputetit të PS, Ilir Beqja:

Po mbushet gjysma e vitit dhe është momenti të themi me plot gojën se keqadministrimi fiskal po e çon vendin në humnerë. Edhe në muajin maj vazhdon të thellohet defiçiti në të hyrat në buxhetin e shtetit.

Në pesë muajt e parë të vitit 2010, qeveria ka dështuar në mbledhjen e të ardhurave tatimore. Mungojnë 12,4 miliardë lekë në arkën e shtetit.

Situata përkeqësohet edhe më shumë: Në një kohë kur qeveria mburret se të ardhurat tatimore në total janë rritur me 3.5 % krahasuar me një vit më parë, nuk mund të lihet pas dore fakti se inflacioni 5 mujor është 3.8 %, pra sërish kemi të bëjmë jo me rritje, por me rënie të ekonomisë. Të ardhurat e TVSH nga mallrat e shërbimet brenda vendit është 10 % më pak se një vit më parë. Kjo është dëshmia më kokëfortë se vendi është në krizë.

Por nuk mbaron me kaq. Tatimi i korporatave është pakësuar me rreth –9%, që do të thotë se korporatat po fitojnë më pak.
Duke përllogaritur efektin e inflacionit, të ardhurat e biznesit të vogël janë në rënie. Po ashtu në rënie edhe të ardhurat personale.
Jo vetëm korporatat e mëdha, por edhe bizneset e vogla, edhe të gjithë individët e punësuar në shtet apo tek privati përjetojnë sot një situatë ekonomike të rrënuar.

Shpenzimet për investime publike janë 30 % më të të ulëta se e njëjta periudhë e vitit 2009. Për herë të parë nuk raportohet nga Ministria e Financave se sa janë shpenzimet për rrugën Durrës – Kukës. Tuneli u hap, por kosto e rrugës mbahet e fshehtë.

Deficiti buxhetor në 5 muaj është 11,6 miliardë lekë dhe është tejkaluar me 55 % nga programi i vetë qeverisë. Është rritur me 6.3 miliardë lekë vetëm në muajin maj.
Individët jetojnë më keq se një vit më parë,
biznesi i vogël e familjar po falimenton,
korporatat fitojnë më pak dhe investojnë më pak në makineri e pajisje,
ndërsa Banka Botërore deklaron se janë rritur taksat e rryshfetit dhe të kohës.

Kjo është Shqipëria nën qeverisjen e Sali Berishës në 5 muajt e parë të vitit 2010. Në panikun e krizës politike dhe ekonomike ku është vendi, Sali Berisha po bën garë me gënjeshtrën.

Pyetje: Koment mbi vendimin e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë për të blerë Hotel Dajtin?


Gjëja më e rëndë që ka ndodhur në Shqipëri, para dy ditësh është fakti se Banka e Shqipërisë është edhe zyrtarisht një institucion jo më i pavarur. Pardje këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka bërë një vetvrasje kolektive, duke noterizuar një vendim që qeveria e kishte marrë 35 ditë më parë. Ky është komenti i PS në këto momente.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy